Një tentativë për dhunë dhe eliminim fizik, për fat ka dështuar ndaj Endri Meksit, pronarit të “MCNTV” dhe kompanisë “McnGet Connected”. Nuk ishte hetimi i policisë, por ndërrimi i planit që tre persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli bënë mëngjesin e kësaj të hëne. Kur ora shënonte 00:30 të mëngjesit të së hënës, tre personat e armatosur qëndronin në murin rrethues të “McnTV” në bordin e një autoveture Audi A7 ngjyrë e bardhë. Sapo z. Meksi zbret nga automjeti i tij në oborrin e televizionit, ata e ndjekin nga pas. Sa bëhen gati të veprojnë për të dhunuar apo shkrepur armët, prania e rojes në perimetrin e jashtëm të godinës dhe telefoni që ai nxori për të njoftuar policinë bëri që ata të largoheshin. Ngjarja është kallëzuar në Policinë e Shtetit, drejtuesit e saj si në Policinë e Tiranës ashtu dhe atë qendrore janë njoftuar.

Por teksa po shkon në të tretën ditë që kur erdhën keqbërësit, ende askush s’di të thotë nga institucionet e ligjit: Kush ishin ata tre persona? Si qarkullohet me maskë, automjet dhe armë në një zonë si rrethrrotullimi TEG e Sauk?Nga iku makina? Nga erdhi makina? Çfarë targë ka makina? Z. Meksi dhe “McnTV” i kanë vënë në dispozicion policisë çdo gjë kanë pasur dhe duhet. Nga ana tjetër, në të tretën ditë rezulton se oficeri që ka marrë kallëzimin as e ka referuar në prokurori. As ka njoftuar prokurorin e as ka marrë OK të vijojë me kontrolle, sekuestrim e bastisje. Ndaj krimit dhe nëntokës askush nuk është imun dhe shpesh ata kalojnë çdo kufi qoftë edhe ligjor, por kur ligji ecën me ritmin e breshkës për të

Ky shkim është pronësi intelektuale e “Weblajm“.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10