Përshallëzohen tensionet mes Rusisë dhe Gjermanisë, ku Moska zyrtare ka njoftuar këtë të hënë se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Gjermane në Shën Petersburg. Ky vendim i Rusisë vjen si kundërpërgjigje për mbylljen e konsullatës ruse në Bon dhe të qendrës kulutore në Berlin. Gjermania i mori këto masa pas sulmit me dron në aeroportin e Leipzingut, për të cilin akuzoi Rusisë, e cila nga ana e saj e cilësoi një trillim absurd.

Ministria e Jashtme ruse vendosi ultimatum që konsullata gjermane në Shën Petersburg të ndërpresë aktivitetin e saj brenda datës 18 shtator. Gjithashtu, konfirmoi se qendrat kulturore të Institutit Gëte në Rusi duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre, ndërsa stafit iu urdhërua të largohet nga vendi brenda datës 13 shtator.

Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ishin autoritetet gjermane ato që provokuan përshkallëzimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Ishin autoritetet gjermane ato që provokuan përshkallëzimin e marrëdhënieve dypalëshe. Qeveria gjermane mban përgjegjësi të plotë për pasojat”, shkruan Agjencia e Lajmeve Reuters

Ndërkohë, Rusia pati një mesazh edhe për Norvegjinë, duke pretenduar se me zgjerimin e kapaciteteve të saj ushtarake përbën kërcënim për vendin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11