Që “nuk kanë patur drita”, nuk është ndonjë ide origjinale. Ka qarkulluar gjithë kohën dje në rrjetet sociale në komentet e përdoruesve të tyre.

Siç edhe pritej, intervista e tretë e Arben Ahmetajt, dhënë nga Lugano në Zvicër, ku u hodhën një sërë denoncimesh, akuzash, indiciesh edhe për nisje hetimesh, “u ka shpëtuar” Top Channel-it, TV Klanit, News24, ReportTv e disa mediave të tjera online që shquhen për të qenurit “partizan” i raportimeve për arritjet e begata të qeverisë Rama.

Dje Ahmetaj në intervistë me Çim Pekën e SyriTv ka hedhur një sërë akuzash të forta, mes të cilave edhe në nivel familjar të Ramës, kur dhe ka përmendur se Rama bashkë me bashkëshorten kanë përfituar nga pagesat e një biznesmeni që ka fituar leje ndërtimi, për një qendër detoksifikimi ku sipas tij kanë pushuar.

LEXO duke klikuar KËTU mbi lajmet e intervistës së tretë të Ahmetajt

Shënjestra kryesore e Ahmetajt duket se ishte zëëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilën e quante herë pas here “plaçkitësja”, deri te “siluret” se Balluku sipas tij ka paguar njerëz për të dalë në protestë kundër Erion Veliajt.

Duket hapur se ka një urdhër të prerë mes socialistësh që mos të komentojnë denoncimet e Ahmetajt në publik.

Artikull i Mëparshëm

Hipokrizi

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11