Ajo çka shesin redaksitë e televizioneve është lajmi, sot preferuan të shesin heshtjen. Disa prej mesazheve të këmbyera mes zv.kryeministres Belinda Balluku e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi kanë rrjedhur nga dosja e SPAK-ut. Buja që shkaktuan nuk ishte e vogël. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka nxjerrë disa mesazhe. Komunikimi i tyre zbardh abuzime me tenderat dhe konfidencën mes tyre ku një pjesë e bisedave është preferuar të bëhen në shtëpi.

Media si “News 24” e “Report TV” kanë komentuar gjerësisht bisedat mes numrit 2 të qeverisë dhe ish-vartësit të saj Evis Berberit për afera miliona euroshe. Mesazhet janë cekur paksa edhe nga “Top Channel” me artikullin: “Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi”. Në “Prime time”  transmetohet një subjekt investigativ i këtij televizioni me ndjeshmëri të lartë siç është alarmi për zhdukjen e mbetjeve spitalore.

“ABC News Albania” është distancuar nga lajmi se një zv.kryeministre dhe ish-vartësi i saj tashmë në arrest me burg për korrupsion, siç kuptohet përmes mesazheve, kanë shtyrë afatet e kërkuara të përvojës së një kompanie për t’i nxjerrë turqit fitues të tenderit të tunelit të Llogarasë. Nga xhepat e shqiptarëve janë zhdukur të paktën 50 mln euro. “Prime time” i mbrëmjes me Sokol Ballën është Inteligjenca Artificiale, Diellza dhe mitrat e mundshme artificiale.

“TV Klan” nuk ka publikuar as kësaj radhe asnjë detaje mbi mesazhet që qarkullojnë në kohën kur në to është e përfshirë direkt Balluku. Programacioni vijon pas asnjë hapësirë të vetme ku publiku mund të informohet se çfarë thuhet e bëhet nga qeveria me taksat e tij. Në program investigimi mbi një mjek që ngacmon një paciente (aspak për t’u injoruar), ka zënë hapësirën televizive.  

Një zv.kryeministre që etiketon kreun e qeverisë me fjalën “k*urvë” dhe “palloshi i gjatë” e tendera që gatuhen në shtëpinë e saj, nuk janë pasqyruar as nga “Euronews Albania”. Sa i shërben audiencës kjo mungesë dhënie informacioni?

“Vizion Plus” është në listën e televizioneve që me programacionin e tyre kanë me vete një shikueshmëri të gjerë, por që edhe kësaj here ka mbetur pa u informuar mbi detajet e dosjes hetimore ndaj Belinda Ballukut, krahut të djathtë të kryeministrit Edi Rama.

Asgjë nuk është e re deri tani për këtë ushtri mediatike të vënë në rresht. A mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur fakti është para syve; media hesht përballë fakteve që bërtasin.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11