Telenovela “Parashqevi” vazhdon të mbajë audiencën në tension me këmbënguljen e biznesmenit Elton Ilirjani, i cili është një nga personazhet kryesorë në këtë histori. Ai ka qenë i pari që solli rastin e Parashqevi Simakut dhe ka dalë shpesh në publik për të folur rreth saj dhe situatës në të cilën ndodhet, duke bërë që kjo histori të mbetet ende në qendër të vëmendjes.

Historia e Parashqevi Simakut është kthyer në një magnet për audiencën, e cila vazhdon të shprehë kuriozitet për çdo detaj të jetës së saj që mbetet jashtë syrit së tyre. Duke qenë një nga ikonat më të njohura të shqiptarëve, rrugëtimi i saj ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe vazhdon të jetë pjesë e bisedave të përditshme.

Elton Ilirjani vazhdon të këmbëngulë për të mbajtur në qendër të vëmendjes këtë histori, duke bërë një njoftim të bujshëm për rikthimin e Parashqevi Simakut në muzikë. Sipas tij, diva shqiptare do të rikthehet sërish në treg dhe do të sjellë një risi për fansat e saj.

Projekti i ri nga Parashqevi Simaku

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion”, sipërmarrësi Elton Ilirjani foli për të fshehtat dhe misteret që e kanë rrethuar jetën e Parashqevi Simakut. “Cilat janë të fshehtat e saj? Kush janë njerëzit që i shkatërruan jetën? Si jetoi ajo 7 vjet në qiell të hapur?”, këto ishin disa nga pyetjet që u trajtuan gjatë intervistës.

Eltoni është ndër të parët që ka raportuar rreth përditshmërisë së Parashqevisë, duke e mbajtur gjithmonë në qendër të vëmendjes publike dhe duke krijuar një atmosferë të vazhdueshme kurioziteti rreth saj.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10