Po i kap radhë Edi Rama gazetarët e vendit. E nisi me Blendi Fevziun, duke kaluar kësaj radhe te Klodiana Lala. Përmbytjet kanë dalë në plan të dytë, ndërsa Rama u është përveshur gazetarëve. Ai e kaloi situatën në vend me komentin në “X” ku ua vuri fajin shisheve plastike që hidhen kudo: “Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrijnë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”

Pas shfajësimit të Ramës reagon gazetarja Klodiana Lala. Ajo i përmend mungesën e inceneratorit: “O mbret (që je lakuriq), po të funksiononte inceneratori i Tiranës këtë malin me plehra do e kishte djegur… (Milionat janë vjedhur e ti bën propagandë me ne)”,-ia kthen Lala. Duke njekur edhe postimin e kryetares së bashkisë së Durrësit Emirjana Sako me pamje të hidrovorit të Durrësit: “Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale.”-sqaron ajo. Lala ia pason: “Si ka moral kjo grua…guxon e flet kur tërë Durrësi është nën ujë dhe pikërisht për faj të saj e vjedhjes se 19 mln eurove të Hidrovorit që nuk punon”.

Pas debatit në distancë, ndërhyn sërish Rama duke theksuar që në nisje të postimit se ia ka hequr emrin Lalës se nuk i intereson polemika personale dhe e quan skandaloz faktin si një zëdhënësë e opinionit publik ka një injorancë të ububushme. “U thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujërat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykëderdhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet. Pras sipas tij/saj, hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës.

Ai vijon duke thënë se kur një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dezinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtejs, shpifjes dhe dezinformimit! Rama shton se është kollaj të urresh, shpifësh, dezinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar.

Ironinë e Ramës, Lala e sfidon duke e ftuar në debat për inceneratorin dhe i përgjigjet prapë me ironi duke e quajtur “mbreti lakuriq”: “I paska dalë gjumi mbretit lakuriq…O mbret që s’ta tha njeri që je lakuriq prej 14 vitesh. Të sfidoj të më dërgosh një foto të inceneratorit të Tiranës që na ka gllabëruar miliona euro. Pastaj më etiketo si të duash. Lëkura shollë na është bërë nga balta juaj! Nëse ke kurajo, përballem në debat kur të duash! PS. Mos harro në Durrës ke 1500 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë nën ujë! Presin dëmshpërblim!”.

Sulmin në rrjete sociale ndaj gazetarëve Rama e ka nisur me Blendi Fevziun i cili e akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh. Rama iu përgjigj se Fevziu kishte qene jashtë vendit në Amerikën Latine, kur në ekran në studion e tij zhvillohej një debat e servirur si direkt mbi rendit publik në Shqipëri.

Replikat e Ramës me gazetarët kanë sjellë reagimin e shoqatës së gazetarëve. Rrjeti “Safe Journalists Albania” ka publikuar qëndrimin e vet për rastin e Fevziut duke vërejtur se: “Këtë janar, Kryeministri i Shqipërisë nisi një fushatë të vazhdueshme publike kundër një gazetari të njohur televiziv, duke përdorur tallje, përsëritje dhe materiale të gjeneruara nga AI për ta ridikulizuar, në vend që t’i përgjigjej kritikës me fakte ose përmes institucioneve. Kjo nuk është një përplasje personale, por një shembull se si pushteti ekzekutiv ushtrohet mbi median, përmes ekspozimit, spektaklit dhe intimidimit, e jo përmes transparencës. Duke e shndërruar shqyrtimin kritik në spektakël, llogaridhënia zëvendësohet nga konfrontimi dhe debati publik deformohet.”

Lidhur me fjalët me të cilat Rama iu drejtua Lalës “Safe Journalists Albania” thotë se: “Problemi nuk është polemika apo kundërshtimi i një qëndrimi kritik, por fakti që kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik”.

Duke vijuar se: “Kur një njëri me pushtet, në këtë rast Kryeministri, ‘përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje”.

“Safe Journalists Albania” shton se: “Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, që ia atribuon ndotjen plastike kryesisht sjelljes së qytetarëve, gazetarja investigative Klodiana Lala ngriti pyetje konkrete dhe të dokumentuara mbi funksionimin e inceneratorit dhe përgjegjësinë institucionale. Në reagimin e tij pasues, kryeministri nuk iu përgjigj këtyre pyetjeve me fakte apo sqarime institucionale. Përkundrazi, ai zgjodhi një gjuhë përçmuese dhe delegjitimese, duke folur për “injorancë”, “mungesë etike” dhe “dezinformim”, pa adresuar asnjë prej pretendimeve konkrete.”

Më tej nënvizohet se: “Problemi nuk është polemika apo kundërshtimi i një qëndrimi kritik, por fakti që kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik.”

Ndërsa e mbyll komentin me fjalët: “Kur Kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari”.

Sipas Ramës media ka qenë gjithmonë kazan teksa ka qeverisur serbes-serbes për 13 vjet. Çështja është që është për shkak të medies e gazetarëve që publiku po merr vesh informacione nga ish-zëvendëskryeministri i tij Arben Ahmetaj për bëmat e skandalet që mund ta kenë shoqëruar kryeministrin.

Në fakt Fevziu nuk është se ka spikatur në oponencë ndaj Ramës, por tani Ramës i duhet një grep ku të kapet për pak diversion. Për pak përligjie të tezës së tij të re delegjitimuese “sa kazan qenkan mor jahu”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11