Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të sigurojë asetet e TEC-it lundrues në Vlorë për një vit me një fond limit prej 174 milionë lekë apo 1.74 milionë euro.

KESH publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike procedurën me objekt “Përfitimi i shërbimit të sigurimit të Asetit – Tec Lundrues, Vlorë”.

Në termat e referencës së procedurës sqarohen njësitë e sigurimit ku së pari sigurimi i anijes dhe makinerive. Po kështu sigurimi për mbrojtjen dhe dëmshpërblimi dhe sigurimi I përgjegjësisë së Përgjithshme për palën e tretë. Në fund edhe çdo sigurim tjetër që lidhet me këto njësi.

Vlera minimale sipas kontratës për një sigurim është 10 milionë USD për infrastrukturën fikse dhe për njësitë 20 milionë USD.

Tek të dhënat shtesë KESH nënvizon se aktualisht vlera e tregut e aseteve është 15 milionë USD dhe se numri I ekuipazhit në infrastrukturë është 55 persona. Menaxheri teknik që ka operim dhe mirëmbajtje është Renci Spark shpk kurse emri I kompanisë së siguruar që zotëron asetet Exelerate Renci FPB shpk.

Gjeneruesit termikë

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe.

KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës.

Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë. Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollar.

Në 2024-ë KESH zhvilloi një tender për blerjen e karburantit I cili do të prodhonte energji për komisionimin e këtyre TEC-ve teksa në fillim të këtij viti u prokurua shërbimi për evadimin e mbetjeve që do të dilnin nga ky proces.

Pronësi intelektuale e Monitor

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10