
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën.
Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për nxitjen e një debati pikant në rrjetet sociale mbi pyetjet themelore: të zhvillojnë apo jo Call Centerat? A janë ato zgjidhje tampon, provizore në afatshkurtër për të kaluar vështirësitë ekonomike apo në thelb sjellin më shumë dëme për zhvillimin e të rinjve shqiptarë në fushat që kanë studiuar e që Shqipërisë i duhen?
Ndiqni debatin mes gazetares Gogo dhe Siqecës, i cili ka punuar për disa vite në Call Center por që tani ka zgjedhur të dalë nga kjo industri.


