Gjatë darkës së përvitshme të gazetarëve, një nga eventet më të rëndësishme ku marrin pjesë figura të larta politike, diplomatë dhe përfaqësues të medias, në Shtëpinë e Bardhë u regjistrua një incident me të shtëna armësh që shkaktoi panik dhe ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit. Presidenti Donald Trump u evakuua menjëherë nga shërbimet e sigurisë pasi u dëgjuan të shtënat brenda hotelit Washington Hilton, ku po zhvillohej edhe eventi. Në sallë ndodheshin gjithashtu edhe zyrtarë të tjerë të lartë si zëvendëspresidenti JD Vance, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, si dhe një numër i madh gazetarësh dhe diplomatësh. Sipas dëshmive dhe raportimeve të para nga “BBC”, në momentin e të shtënave pjesëmarrësit u detyruan të fshiheshin nën tavolina, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi për të neutralizuar kërcënimin.

Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance e Kalifornisë. Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, ai ishte i regjistruar si mysafir në hotel dhe kishte arritur të hynte në zonën e eventit i armatosur. Policia ka bërë të ditur se ai mbante me vete disa armë, përfshirë një pushkë, një pistoletë dhe thika.

Hetimet paraprake tregojnë se gjatë incidentit janë dëgjuar rreth pesë deri në tetë të shtëna. Në një reagim zyrtar të raportuar nga “BBC”, policia deklaroi se i dyshuari ka shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë brenda hotelit, por më pas është neutralizuar dhe arrestuar. Ai nuk është plagosur nga të shtënat, por është dërguar në spital për ekzaminim.

Sipas raportimeve të “CBS News”, dy burime të zbatimit të ligjit kanë thënë se i dyshuari ka deklaruar se synonte të godiste zyrtarë të lidhur me administratën e presidentit Trump, megjithëse autoritetet kanë theksuar se motivi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se Allen është diplomuar në vitin 2017 në California Institute of Technology (Caltech) dhe ka punuar më parë për një kompani private tutorimi në Kaliforni, ku madje ishte vlerësuar me çmimin “Teacher of the Month”. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse ai ishte ende i punësuar në atë kompani në kohën e ngjarjes.

Pas incidentit, autoritetet federale kanë nisur kontrolle edhe në një banesë në Torrance të Kalifornisë, që dyshohet se ka lidhje me të. Ndërkohë, prokuroria federale në Uashington ka njoftuar se i dyshuari pritet të përballet me akuza të rënda, përfshirë përdorimin e armës në një krim dhune dhe sulm ndaj agjentëve federalë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta edhe në arenën ndërkombëtare, ku liderë të ndryshëm botërorë kanë dënuar dhunën dhe kanë shprehur lehtësim që presidenti dhe të pranishmit nuk pësuan dëmtime. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat, motivet dhe mënyrën se si i dyshuari arriti të hynte i armatosur në një event me masa të larta sigurie, shkruan “BBC”.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7