Të rinjtë e Universitetit të Tiranës gjatë bashkëbisedimit me Gogo.al

Ekipi i Gogo.al shkoi në Universitetin e Tiranës për të diskutuar me të rinjtë mbi çështjet e rritjes dhe përmbushjes profesionale, qoftë përmes emigrimit apo dhe arritjes së suksesit në vendin tonë.

Studentët treguan edhe vështirësitë që ndeshin dhe disa prej tyre shprehën dëshirën që do donin të provonin të studionin për një periudhë jashtë vendit, por më pas të ktheheshin përsëri këtu.

Kristiana Shahinaj, studente në Universitetin e Tiranës

Një ndër studentet që dëshironte të studionte jashtë, Kristiana Shahinaj, tregoi se kishte qenë shumë skeptike fillimisht për studimet universitare në Shqipëri, por pasi kërkesa e saj për bursë në Skoci nuk u pranua, ajo vendosi ta provonte njëherë Universitetin e Tiranës.

“Kisha mendimin negativ se në Shqipëri asgjë nuk ndodh, asgjë nuk bëhet, asgjë nuk është e zhvilluar, deri në momentin që mua nuk mu pranua kërkesa për të studiuar në Skoci. Dhe thashë okej, do vij në Shqipëri ta provoj. Dhe erdha. Më vjen mirë që u zhgënjeva për mirë në fakultetin ku ndodhem. Tani që e mendoj pas 3 vitesh në retrospektivë, mendoj që kam bërë zgjedhjen më të mirë për veten time.”- thotë ajo. Planet e Kristianës janë që ta provojë gjithsesi një periudhë të shkurtër jashtë, por me synimin për t’u rikthyer dhe investuar në Shqipëri.

Prof. Dr Valentina Duka

Prof.Dr Valentina Duka e cila ishte e pranishme në takimin e mbajtur në “Shkollën Verore” në Universitetin e Tiranës, tha se duhen parë të gjitha perspektivat e të rinjve: “Ne duhet t’i njohim të gjitha perspektivat. Duhet të njohim edhe perspektivën e studentëve, apo e të rinjve të cilët me çdo kusht duan të ikin, dhe pasi shkojnë atje, duan të kthehen apo të qëndrojnë. Por sidomos të studentëve apo të të rinjve që duan të qëndrojnë.”

Zonja Duka i vlerësoi shumë historitë e të rinjve të publikuara nga “Gogo.al” duke thënë se këto materiale duhet të jenë pjesë e një arkivi digjital apo edhe fizik “sepse janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar historinë e sotme të Shqipërisë pas 20-vjetëve.”

Artikull i Mëparshëm

Stela zgjodhi Shqipërinë

Leave a Reply

  • (not be published)