Nga Shkodra, ku u transmetuan historitë e të rinjve që kanë zgjedhur Shqipërinë folën Sentiljana, një fermere e re, Denisa, një zhvilluese biznesi dhe Behari, një student që po certifikohet si specialist digjital.

Gogo.al shkoi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” këtë herë për të diskutuar me të rinjtë energjikë të Shkodrës, ndërsa nuk munguan argumentet pro e kundër qëndrimit në Shqipëri.

“Unë mund të shkoj e të punoj si infermiere në Gjermani, por Gjermania nuk të fal lekë dhe të thotë ja ku i ke 5 mijë euro. Duhet shumë punë, më shumë se këtu”, tha Sentiljana Marku.

“Nuk është se jemi përditë, kështu të motivuar por unë e kam tani një vizion”, tha më tej Denisa Bajraktari.

Ndërsa Behar Tallalli u sugjeroi të rinjve që studiojnë, punën me kompani digjitale si “Google”, duke sjellë edhe fakte konkrete se mund të fitosh nëse specializohesh.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

Rezearta Caushaj në Gogo.al

Leave a Reply

  • (not be published)