Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe mbi 120 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik hekurudhor në jug të Spanjës, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në një nga aksidentet më të rënda në Evropë në 80 vitet e fundit, sipas Reuters. Aksidenti ndodhi të dielën mbrëma pranë Adamuz, në provincën Córdoba, rreth 360 km në jug të Madridit.

Një tren që po shkonte nga Málaga për në Madrid doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren tjetër që vinte nga Madrid për në Huelva. Shumica e viktimave dhe të plagosurve ishin në karroceritë e para të trenit që mori goditjen më të rëndë. “Reuters” raporton se disa pasagjerë u nxorën nga karroceritë e dëmtuara nga të tjerët dhe transportoheshin me ambulancë në spital.

Një pasagjer i shpëtuar tha për “CNN”-in se ndjeu një “goditje të fortë” dhe kishte “ndjesinë që i gjithë treni po shpërbëhej”. Ai përshkroi tmerrin në tren dhe momentet kur pasagjerët përpiqeshin të shpëtonin jetën e tyre ndërsa gjithçka ishte në errësirë dhe dëgjoheshin britma.

Operacioni i shpëtimit u komplikua nga vendndodhja e aksidentit, e cila mund të arrihej vetëm përmes një rruge të vetme me një karrexhatë. Makineri të rënda po përdoren për të ngritur karroceritë e dëmtuara dhe për të nxjerrë trupat e mbetur në rrënoja, sipas “CNN”-it . Autoritetet po paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërkohë që vazhdon kërkimi dhe identifikimi.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, e përshkroi aksidentin si “jashtëzakonisht të çuditshëm”, duke saktësuar se aksidenti ndodhi në një pjesë të drejtë të shinat dhe duke përjashtuar praktikisht gabimin njerëzor. Treni që doli nga shinat ishte relativisht i ri, ndërtuar në 2022 dhe i inspektuar vetëm katër ditë më parë. Rruga hekurudhore ku ndodhi aksidenti ishte rinovuar plotësisht vitin e kaluar me një investim prej 700 milion eurosh.

“BBC”-ja raporton se 43 persona mbeten të shtruar në spital, përfshirë katër fëmijë, nga të cilët një fëmijë dhe 12 të rritur janë në kujdes intensiv. Që nga dita e aksidentit, 79 persona janë liruar nga spitali. Autoritetet po përdorin gjithashtu testet ADN për të identifikuar viktimat.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, anuloi udhëtimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të vizituar vendngjarjen dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. Ai dhe Ministri i Transportit, Oscar Puente, janë të pranishëm në vendngjarje për të koordinuar operacionin e shpëtimit dhe investigimin e aksidentit.

Sipas “Reuters”, aksidenti është tragjedia më e madhe hekurudhore në Spanjë që nga dera e vitit 2013 në Santiago de Compostela, ku një tren doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar 80 viktima. Ky incident vë në dukje vulnerabilitetin e rrjetit hekurudhor spanjoll, i cili, edhe pse më i madh në Evropë dhe i dyti më i madh në botë pas Kinës, ka pasur problematika të vazhdueshme me sinjalizimin dhe linjat elektrike.

Trenat me shpejtësi të lartë në Spanjë janë ndër më të përdorurit në Evropë, dhe vetëm në vitin 2024 mbi 10 milion persona udhëtuan nga Madrid për në Andalusia, tha operatori privat Iryo, i cili menaxhon një nga trenat e përfshirë në aksident, operon që nga viti 2022 si alternativë ndaj rrjetit shtetëror Renfe.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11