Gogo.al shkoi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” për të diskutuar me të rinjtë në qytetin e Elbasanit mbi çështjet e rritjes dhe përmbushjes profesionale, emigrimit dhe arritjes së suksesit në vendin tonë.

Pedagogu Hektor Çiftja mendon se është një ide e mirë që të rinjtë të lëvizin, të shkojnë një periudhë jashtë vendit për të marrë një eksperiencë ndryshe, për të qenë të shkëputur nga familja, por me qëllimin që të rikthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.

“Do të kemi mundësi që këto që ikin të rikthehen me këtë dijeni që morën për ta bërë më të bukur këtë vend.”- tha ai.

Në diskutim u futën edhe vetë studentët të cilët ndanë argumente pro dhe kundër, e shumë prej tyre ndanë dhe eksperiencat e tyre personale me ne, sukseset e vogla që kanë arritur por edhe pengesat që kanë hasur rrugës.

Studentja e gazetarisë Klaudia Muça, e cila sot është arbitre ka treguar se si nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për sportin.

“Thonë që duhet të kesh mik që të gjesh punë. Nëse ti e ke diçka pasion, gjatë rrugës të vijnë mundësitë. Unë përshembull kisha si pasion sportin dhe zgjodha gazetarinë si më të afërt me të, që të komentoja sportin si gazetare sporti. Kur ke kontakte me njerëzit të ofrohen edhe mundësi të reja. Një profesor i edukimit fizik, më ofroi mundësinë të jem arbitre futbolli, më njohu me mundësi të reja. Pasionin e ndoqa dhe po e ndjek, është viti i dytë tani. Dua të them që gjendet një mënyrë gjithmonë në qoftë se ti e ke realisht pasion atë që ti do të bësh.”-tha Klaudia.

Ajo ndan mendimin që të rinjtë nuk duhet të kufizojnë veten në mundësitë që i ofrohen, pasi mund të bëjnë sukses jo vetëm në një fushë të ngjashme por edhe komplet të ndryshme nga diploma që kanë marrë, mjaft që të kenë pasion.

Zv.rektorja Elvira Fetahu, e cila mori pjesë në diskutim komentoi historitë e suksesit që Gogo.al ka ndarë për një periudhë 1-vjeçare të të rinjve të cilët kanë gjetur një rrugë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të bërë sukses në Shqipëri.

“Edhe pse një pjesë e mirë e të rinjve kanë ikur janë rikthyer, rikthehen në vendin e vet sepse mundësitë më të mira i ofrohen këtu. Kështu që ishin histori suksesi, ishin histori të bukura, ishin histori motivuese.”-tha ajo.

Pjesë e panelit të të ftuarve ishte edhe gazetari Arlis Alikaj, historinë e të cilit Gogo.al e ka ndarë me publikun muaj më parë (kliko këtu).

Ai ndau një mesazh me të rinjtë që ishin të pranishëm në diskutim: “Dua të ndaj me ju një shprehje që mua gjithmonë më motivon nga Ndre Mjeda:’Më e mirë balta e vendit tuaj se sa mjalta e vendit të huaj’.”

Artikull i Mëparshëm

Marta zgjodhi Shqipërinë

Leave a Reply

  • (not be published)