Nga Afrim Krasniqi

Kryeministri ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë së tij në një mbledhje rutinë në Pogradec. Është e drejta e tij dhe e tyre. Mbledhja vjen si përgjigje ndaj protestave. Natyrisht protestat nuk kanë kërkesë sesi të pershtatet/mbetet PS në pushtet, por sesi të bëhet Shqipëria një demokraci funksionale e shtet i së drejtës. Rrallë ndodh që në kohë krizash e zhgënjimesh të mëdha interesi dhe nevojat e një partie për të qëndruar në pushtet përputhet me interesin dhe nevojat e vendit. I tillë është edhe ky rast. U përdor retorikë nevoja për reformim, për një qeverisje ndryshe, më transparente, më europiane, më antikorrupsion, etj, etj, por de facto, disa detaje ia vlejnë të konsiderohen edhe kur media “nuk i sheh”:

E para, mbledhje partie në hotel privat / takime në vilë qeveritare? Pyetja është: kush paguan për mjedisin, shërbimin, personelin, automjetet dhe numrin e madh të gardistëve? PS duhej të deklaronte se është financuese e takimit, ndryshe, financimi nga qeveria përbën shkelje ligji.

E dyta, një mbledhje partie nuk mund të ketë në tavolinë simbolin shtetëror të kryeministrisë; dukshëm kemi të bëjmë me keqpërdorim të simboleve shtetërore, njësim i shtetit me partinë dhe ky është edhe një sinjal negativ në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike.

E treta, çdo retorikë antikorrupsion ka sens kur shoqërohet me akte antikorrupsion. Një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqje imuniteti vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u imponuar si qasje reformatore / BESA.

E fundit, lajmi kryesor i takimit dje ishte porosia për shkarkimi/lëvizja nga pozita e drejtorëve në administratë. Në një vend ku ka ligje dhe Kushtetutë dhe ku shteti është i ndarë nga partia nuk mundet kurrsesi një parti të vendosë shkarkime administrative. Në Shqipëri po.

Sot janë ministrat. Do japin llogari para partisë. Fillimisht partia pastaj ministrat. E kemi traditë, dikur mblidhej Byroja pastaj Plenumi dhe në fund qeveria e Presidiumi i Kuvendit.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11