“SyriTv” përfshihet në konfliktin Berisha-Hysenbelliu. Drejtuesi Çim Peka i ka dedikuar një emision të posaçëm asaj që ai e quan “Mafia e mediave”. Po cilën anë mendoni se mban, të Berishës apo Hysenbelliut? Peka iu referua fjalës së fundit të Berishës me demokratët në Dibër. “Pse këto kritika ndaj “News 24”? -pyet ai duke vijuar: “Mund t’i japë hapësirë Salianjit sa të dojë dhe është në të drejtën e vet, e vetmja gjë që që nuk mund të bëjë një media është që kandidatin e vetëshpallur që nuk e lidh gjë me PD-në ose pretendon se është me PD-në, po ka ardhur shumë vonë, përpara ka qenë me LSI-në, pa asnjë funksion të PD, “News 24” megjithëse e merrte kryetari i Forumit Rinor të PD-së, dhe i thoshte se nuk ka funksion, e paraqiste për publikun si nënkryetar të Forumit, për të thënë se këtu funksionarë shumë të lartë po i largohen apo po reagojnë. Dhe kryetari i Forumit thoshte: “Zotëri, ti mund ta mbash nga mëngjesi deri në darkë, po nuk mund t’i japësh një titull që ai nuk e ka pasur kurrë dhe nuk është kryetar i Forumit”.

Peka e konsideron dezinformim të qëllimshëm qëndrimin e “News 24” ndaj çështjes së Salianjit: “Dezinformimi i qëllimshëm, po flasim për një TV që në kohën kur i shëmbej hoteli për hakmarrje të Edi Ramës, “Syri” e transmetonte live shembjen e hoteleve dhe merrte në intervistë Irfanin, ndërkohë TV-ja i vet jepte Erion Veliajn ne Baldushk duke inauguruar një kotec pulash.”

Lexo edhe shkrimin me titull: “Hysenbelliu ndryshon politikën redaksionale, sulm Berishës”

“Balkanweb” e “News 24” shkruanin dje:

“Problemi nuk është media, është Sali Berisha!”, titullohet redaksionalja e botuar në “Balkanweb” dhe e transmetuar në “News 24” si një reagim pas sulmeve të kreut të PD-së Sali Berisha ndaj mediave të botuesit, Irfan Hysenbelliu. Gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët në Dibër, Berisha akuzoi TV “News 24”, portalin “Balkanweb” dhe gazetën “Panorama” për mbështetje mediatike ndaj Ervin Salianjit duke transmetuar aktivitetet e tij. Për Berishën kjo ishte provë se këto veprime ishin bërë me udhëzim nga Edi Rama. Berisha përmendi edhe ish-kreun e demokratëve Lulzim Bashën, që e quajti peng të Ramës nën presion për dosjet që lidhen më çështjen e “Toyota Yaris” dhe me biznesmenin Muzin. Ai i përdori këto argumetne për të thënë se mbështetja për Salianjin ka qenë e motivuar nga interesa për t’iu afruar pushtetit. “Publikoheshin 16 lajme në katër orë për Salianjin”, tha Berisha, ndërsa kujtojmë se mediat e drejtuara nga Hysenbelliu u shpërngulën nga godina e ish-uzinë së Autotraktorëve.

“Balkanweb” kundërpërgjigjet duke shkruar: “Pasi hapi rrugën për të konkurruar i vetëm në zgjedhjet e brendshme, Sali Berisha ka zgjedhur të hapë një tjetër front, atë me mediat. Ai akuzon ekranet që iu japin hapësirë zërave ndryshe brenda Partisë Demokratike, duke përmendur në fillim Ervin Salianjin dhe tani edhe Lulzim Bashën. Por problemi nuk është te media që pasqyron një realitet. Problemi është tek ai që nuk e pranon më atë realitet”. Lidhur me përmendjen e Bashës, në redaksionale shkruhet: “Sepse faktet janë kokëforta. Nuk ishte media ajo që e solli Lulzim Bashën nga Holanda. Nuk ishte media ajo që e bëri ministër të Transporteve, ministër të Jashtëm dhe të Brendshëm, apo kryetar të Bashkisë së Tiranës. Dhe mbi të gjitha, nuk ishte media ajo që i dorëzoi Bashës Partinë Demokratike. Ishte vetë Sali Berisha!”

Shënimi mbyllet me komentin mbi kontrollin që sipas tyre Berisha kërkon të ketë: “Të atakosh median pasi e ke patur si tribunë çdo ditë, nuk është vetëm kontradiktë. Është përpjekje për ta frikësuar dhe delegjitimuar atë. Problemi i Sali Berishës është se nuk lë hapësirë për mendim ndryshe. Çdo zë që del jashtë vijës së tij përjashtohet. Dhe kur një parti funksionon kështu, ajo nuk drejtohet më, por kontrollohet. Jo për të bashkuar, por për të mbetur në dorën e një njeriu të vetëm, deri në fund”.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10