Izraeli ka sulmuar Katarin. Në qytet janë dëgjuar shpërthime të fuqishme. “Reuters” shkruan e tymi është ngritur mbi distriktin Katara. Ushtria izraelite ka marrë përsipër sulmin duke synonte udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, sqaron Izraeli. Katari ka dënuar sulmin duke e quajtur një akt frikacakërie të cilin nuk do e tolerojë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al Ansari tha se sulmi kishte në shënjestër ndërtesa banimi ku strehoheshin shumë anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Ai theksoi se sulmi kriminal përbën një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe mbrojtjen e katarianëve dhe banorëve në Katar. Me tone të ashpra, Katari shton se nuk do ta tolerojë këtë sjellje të pamatur të Izraelit dhe prishjen e vazhdueshme të sigurisë rajonale, as ndonjë akt që rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e tij. Tashmë ka nisur një hetim i nivelit të lartë pas temsioneve që krijoi gjendja. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt shprehet se bombardimi ishte i njëanshëm brenda Katarit, një komb sovran dhe aleat i ngushtë i SHBA-së që po punon shumë fort duke marrë me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës. Hamasi, për fat të keq, ndodhej në një pjesë të Dohas,” thotë ajo.

BE kundër sulmit në Katar. Në deklaratën e berë publike BE shreh solidaritet të plotë me Katarin dhe thekson se çdo përshkallëzim i luftës duhet të shmanget pasi nuk është në interesin e askujt. “Shprehim solidaritetin tonë të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i BE-së”, tha një zëdhënës i Kaja Kallas në “X”. Italia ka dënuar sulmet mbi Katar dhe shprehet se Italia është kundër $do përshkallëzimi në Lindjen e Mesme. Papa Leoni XIV ka kthyer sytë nga populli duke thënë se janë qytetarët ata që vuajnë pasojat e konfliktit. Ndërkohë Donald Trumpi ka mbështetur operacionin ushtarak, duke autorizuar Izraelin për të goditur udhëheqësit e Hamasit në territorin e Katarit.

Sulmet në Doha janë reflektuar duke sjellë rritje të çmimit të naftës në rajon. Nafta e papërpunuar WTI u rrit me 1.37% në 63.11 dollarë, ndërsa Brent fitoi 1.32% në 66.89 dollarë. Katari është një furnizues kryesor i gazit natyror dhe një faktor kyç në rrjetin energjetik të Gjirit. Në Katar ka një bazë të madhe amerikane dhe mban kanale të hapura politike me Hamasin. Sulmi ka ndezur diskutime për një paqëndrueshmëri më të gjerë në Gjirin Persik, një rajon kritik për rrjedhat globale të energjisë. Me BE-në kundër dhe SHBA-të pro, Izraeli nxit disbalanca diplomatike kur në tryezat zyrtare flitet për sanksione ndaj tregtisë së naftës me Rusinë.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10