
Hakerat kanë vënë në shënjestër telefonat e kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trumpit si dhe shoqëruesit të tij në këtë fushatë, kandidatit për zëvendëspresident, J.D Vances. SHBA për këtë ka fajësuar një grup hakerash nga Kina, ndërsa thuhet se të prekur janë edhe telefona nga rrethi i kandidates demokrate, Kamala Harrisit.
Është e paqartë nëse hakerët që sulmuan telefonat celularë që po përdoren për fushatën presidenciale amerikane kanë vjedhur edhe të dhëna. Në deklaratën e FBI-së për sulmin kibernetik nuk thuhej se cilat kishin qenë objektivat e mundshëm. Thjesht njoftohej se po zhvillohen hetime për një ndërhyrje të paautorizuar në infrastrukturën e telekomunikacionit nga aktorë me lidhje me Kinën. Por sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, të New York Times dhe Wall Street Journal autoritetet amerikane supozojnë se objektivi i sulmeve ndaj kompanisë së telekomunikacionit “Verizon” ishin telefonat celularë të kandidatit republikan për president Donald Trump dhe zëvendësit të tij J.D. Vance, prandaj ata dyshojnë se veprimi është pjesë e një fushate më të madhe spiunazhi kibernetik të nisur nga Kina.
Për më shumë lexo këtu artikullin Deutsche Welle


