Nga Rezarta Caushaj

Rama e shpalli projektin e shtetit Bektashi në shtator 2024, pasi ishte përballur me presionin e BE-së dhe SHBA-ve për të mos prekur SPAK-un dhe reformën në drejtësi, përmes të famshmit komisioni anti-korrupsion Xhafa. Ai sot përballet me një presion edhe më të shtuar nga dy aleatët gjeopolitik dhe një tronditje politiko e shoqërore të brendshme, pas revolucionit Flamingo. Ndonëse Rama ka përdorur çdo manovër pêr ta zhvlerësuar, kapur, përçarë protestën; zhvendosur vëmendjen, duke ngritur e ulur zërin, duke sharë e lëvduar; duke botuar strategji që nuk i përfilli kush e duke nxjerr paketë pas paketash; asgjë nuk ka funksionuar.

Dhe ndaj, ka nxjerr prapë asin nën mëngë: shtetin Bektashi. Përpjekja është e ngjashme me atë të Open Balkan, një nismë tërësisht propagandistike, por të cilit ai iu përkushtuar me qëllim presionimin e BE-së për dhënien e statusit kandidat. Ishte koha kur zgjerimi ishte në stanacion dhe kokat e BE-së donin ti mbanin në dhomë pritje edhe për ca vite shtetet e ballkanit.

Me shtetin Bektashi, qëllimi kryesor është zhvendosja e debatit nga korrupsioni sistemik dhe kriminalizimi i lidershipit politik në Shqipëri – motivi kryesor si për aktivitetin e shtuar të SPAK-ut, edhe i protestave të përditshme që duan kokën e Ramës. Një motiv dytësor mund të jetë një lloj kundërpresioni ndaj BE-së për ta detyruar të shpenzojë energji politike e të mbajë qëndrime për një projekt inekzistent praktikisht. Pra, shteti Bektashi shërben si një instrument shumëplanësh për të balancuar presionin e BE-së mbi reformën në drejtësi e standardet e munguara mjedisore, për të neutralizuar apo zbehur protestën që i rrezikon pushtetin dhe për të krijuar potencialisht një aset të ri negociues në tryezat e fshehta diplomatike.

Një shtet bektashi (enklavë myslimane) në botë ka potencialin të prek ekulibrat fetar dhe të ketë efekte të paparashikueshme gjeopolitike. Ai ka gjithashtu potencialin të zgjojë e të frymëzojë ndasitë fetare në vend, duke i fryrë konflikteve sociale. Pra, divide et impera e vjetër. Le të bëjmë atë që kemi bërë deri tani: ta injorojmë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11