Stela Nelaj e zbuloi pasionin për punët artizanale me tematikë traditën e veshjeve folklorike menjëherë pas lindjes së vajzës së saj. 32-vjeçarja nga Vlora që jeton e punon në Durrës është diplomuar si mësuese gjuhë-letërsie dhe synon që një ditë t’i rikthehet profesionit të parë.

Edhe pse ka hasur në jo pak vështirësi në mësimin dhe ushtrimin e zanatit, karakteri i fortë, këmbëngula dhe pasioni si dhe mbështetja e familjes kanë qenë shtysa të mëdha për të ecur përpara.

“Kur e kam nisur këtë rrugëtim ka qenë shumë rastësi.  Dhe kur e kam hapur faqen “Unike si ti”, askush nuk e dinte, as im shoq nuk e dinte që këtë faqe e kisha unë. Ishte ajo ideja që edhe nëse dështon të paktën të mos e dinte askush që këtë faqe e kisha unë.” – rrëfen ajo.

Ajo tregon për Gogo.al se puna, përveçse i sjell të ardhura, i fal qetësi shpirtërore.

Edhe pse te gjitha mikeshat e saj kanë emigruar, Stela edhe pse e vetëdijshme se për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri ka sfida, ka zgjedhur të mos largohet.

Ajo i nxit të rinjtë që të mos dorëzohen, të zhvillojnë pasionet, të bëjnë durim sepse në fund do ia dalin.

“Të rinjve shqiptarë dua t’iu them që nëse e keni një pasion atëherë mos e ndrydhni atë, jeni në kohë që ta zhvilloni. Mjafton që të këmbëngulni sepse gjatë rrugëtimit çdo lloj pune do ketë vështirësi, është e sigurt, por në qoftë se pasioni dhe dëshira janë shumë të forta, është e sigurt që një ditë do ia dilni dhe do keni sukses.”, thekson Stela.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13