Ambulanca që nisen me vonesë, helikopterë që nuk ngrihen natën, 3 mjekë që po hetohen për “Neglizhencë në trajtim mjekësor”, 2 jetë që u prenë në mes dhe një godinë tërësisht e amortizuar. Kështu mund të përmblidhet shkurtimisht, ajo çfarë ndodhi më 30 korrik në Maternitetn e Pogradecit, ku një 36-vjeçare në javën e 30-të të shtatzënisë ndërroi jetë, pas komplikacioneve shëndetësore.

Rasti i Marjana Karolina Bunajt nuk është thjesht një ngërç në protokollin që u ndoq nga mjekët, por shembulli sesi funksionon puna dhe ku trajtohen mijëra pacientë në Maternitetin e Pogradecit.

Me mure plot lagështi, dyer dhe dritare të thyera, me tavane të rëna dhe pllaka të gjysmuara, kjo gjendja e maternitetit, ku marrin trajtim shëndetësor dhe obstetrik nënat dhe foshnjat e tyre të porsalindura. Qytetarët denoncojnë kushtet skandaloze, ku veç ngrehinës që shërben si spital, shtretërit po ashtu janë tepër të vjetëruar. Në to qëndrojnë nënat, pranë tyre bebet, ndërsa pamjet nga ambientet e maternitetit pasqyrojnë një realitet që duket larg standardeve që duhet të ofrojë një institucion, ku vijnë në jetë fëmijë dhe ku siguria e nënës dhe të porsalindurit duhet të jetë prioritet.

Burime për Gogo.al bëjnë me dije se, Materniteti i Pogradecit disponon kryesisht pajisje për ekzaminime bazë, ndërsa mungesa e një infrastrukture më moderne dhe e kapaciteteve të plota diagnostikuese mbetet problem. Nëse një maternitet duhet të jetë ndër ambientet më të sigurta dhe më të përshtatshme të një sistemi shëndetësor, gjendja e kësaj godine kërkon vëmendje dhe ndërhyrje konkrete.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13