Gazetari Spartak Koka ka reaguar publikisht përmes një videomesazhi si dhe me shkrim, lidhur me përmendjen e tij në publikimin në media të disa bisedave që dyshohet se janë kryer përmes “SKY ECC” mes kolegut të tij gazetar Artan Hoxha dhe Suel Çelës. Koka thotë se ndihet i detyruar të reagojë për të qartësuar publikun se ndonëse emri i tij përmendet në biseda, ai nuk është kontaktuar as nga Hoxha dhe as nga Çela për ndërhyrje tek ai, në favor të Bujar Shegës.

Madje shprehet se ndihet i zhgënjyer nga kolegu gazetar: “Më vjen keq që kolegu Artan Hoxha ka arritur deri në këtë pikë që të bëjë të qenë një gjë që nuk ekziston dhe të marrë nëpër gojë kolegët e tjerë dhe të flasë në emrin e tyre. Me këtë koleg për shkak se nuk na lidh asgjë e përbashkët (përveç se para shumë vitesh kemi punuar në të njëjtën redaksi) kam folur në telefon vetëm dy herë gjatë katër viteve të fundit (në whatsapp) dhe asnjëra për ndërhyrje, si dhe takimet rastësore në studion e emisionit ‘Opinion’ ku kemi qenë të bashkëftuar. Ndihem shumë keq kur mësoj çfarë ka bërë.”

Koka thotë se SPAK-u duhet të bëjë publikë emrat dhe të vërë para përgjegjësisë çdo gazetar që është bërë palë me bandat dhe sikurse shprehet ai “ka mbyllur gojën në këmbim të shukut me euro dhe lekë”. Po ashtu shton se kushdo gazetar që ka marrë para nga organizatat kriminale dhe ka folur në emër e për llogari të tyre, duhet të mos e ushtrojë më këtë profesion. Në reagimin e tij, Koka gjithashtu jep dhe shpjegime mbi rastin ku në biseda thuhet se duan të ndërhyjnë tek ai për Bujar Shegën. Për më shumë ndiq sqarimin e plotë të gazetarit në videon e mëposhtme.

Fundjavën e kaluar dhe në nisje të kësaj jave, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvilloi një operacion që vuri në pranga një ish-gjyqtare dhe një ish-zyrtar të lartë policie në Elbasan dhe rreth 20 persona të tjerë, si dhe mori në hetim dhe vendosi masë sigurie “detyrim paraqitjeje” për dy gazetarë: Artan Hoxhën dhe Elton Qynon (lexo këtu për më shumë).

Operacioni ndaj organizatës së pretenduar të Suel Çelës erdhi pas analizimit të bisedave të zbuluara në aplikacionin “SKY ECC”, ku dyshohet se zyrtarë të policisë dhe drejtësisë janë të lidhur me grupin kriminal të Suel Çelës, i cili është i dyshuar për përfshirjen në trafik droge dhe ngjarje të tjera kriminale. Por pse u vunë masa sigurie dhe ndaj gazetarëve? SPAK ka deklaruar se në bazë të hetimeve dyshohet se organizata e Suel Çelës manipulonte informacionin dhe ndikimin në opinionin publik, përmes gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Konkretisht ata SPAK-u i akuzon se “kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.” 

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10