Pas denocimit publik të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh, SPAK-u ka vendosur të nisë verifikime mbi deklaratat e bëra. Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka administruar tashmë përmes YouTube-it intervistën e plotë për “Syri Tv”. Materiali i është kërkuar zyrtarisht televizionit përmes një shkresë nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho. Kjo është hera e parë që SPAK-u merr në konsideratë denoncimet e bëra ndaj kreu të qeverisë Edi Rama, nga Ahmetaj. Deri para publikimit të përgjimeve, ndaj Ramës nuk ka patur asnjë lëvizje. Ish-zv.kryeministri Ahmetaj tregon lidhjet e qeverisë Rama me biznesmenin Ron Yeffet. Sipas tij në audiopërgjim hidhen dyshime për një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.

Ai nxjerr emrin e biznesmenit izraelit, Ron Yefet, kompanisë “Timak Defense” dhe asaj që Ahmetaj e quan “koncepti KAYO”. Ahmetaj jep detaje për akuzat që hedh mbi industrinë ushtarake. Sipas tij “Armët prodhohen e paketohen në Shqipëri për t’u dërguar më pas në zona konflikti”. Ai bën përgjegjës për gjithë këtë skeme kreun e qeverisë, Edi Rama.

Lexo edhe: https://gogo.al/arben-ahmetaj-nxjerr-5-audiopergjime-trafik-nderkombetar-armesh/

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13