SPAK ka sekuestruar telefonat e Ardi Veliut, Ron Yeffetit, Arjeta Pucës dhe Aleks Markut, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes duke thelluar hetimin ndaj tyre. Pas denoncimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh lidhur me njerëz pranë kryeministrit Edi Rama, SPAK vijoi më tej me çështjen. Ditën e premte janë zhvilluar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në Pëllumbas, Arjeta Pucës, Ardi Veliut drejtues i KAYO-s dhe Aleks Markut, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas “Syri TV” në ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Nufi janë sekuestruar disa dokumente. Hetimet janë ngritur për dyshime për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Dosja po ndiqet nga kryeprokurori, Klodian Braho.

Deri tani SPAK nuk ka bërë ende publik objektin e plotë të procedimit dhe as përgjegjësi penale individuale. Lëvizjet erdhën pasi Ahmetaj publikoi audio-përgjimin më 7 shtator në “Çim Peka Live”. Miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet dëgjohet në një bisedë me disa biznesmenë ukrainas të interesuar për tregtinë e armëve. Ahmetaj hodhi dyshime për një skemë më të gjerë se prodhimi armëve në Shqipëri. Ndërsa ukrainasit kërkonin të tenderim të rregullt, Yeffet pretendonte se mund të vepronte duke anashkaluar ligjin. “Kompania do të jetë amerikane që t’i mbyllim gojën edhe ambasadës amerikane”, thotë ai duke përforcuar bindjen se kjo do përdorej për fasadë.

Për Ahmetajn kompani KAYO ishte ndërtuar për të transferuar prona publike të Forcave të Armatosura në duar private. Në intervistë për “Syri TV”, ish-zv. kryeministri tha se: “KAYO është krijuar nga qeveria jo për interesa strategjike të mbrojtjes, por për t’i hapur rrugë përfitimit privat, duke treguar edhe VKM-të që janë prodhuar për të arritur këtë synim”. Në skemë është futur si aksoner edhe Ron Yeffet i cilësuar prej Ahmetajt si mik i afërt personal i kryeministrit Rama.

Lexo edhe: https://gogo.al/spak-u-ushtron-kontrolle-ne-banesen-e-biznesmenit-ron-yeffet-ne-tirane/

Emri i Ron Yeffet lidhet edhe me Arjeta Pucën, një shqiptare që kishte emigruar më herët në Turqi. Pucën e ka prezantuar vetë Rama si histori suksesi në podkast. Ndërsa ata ndërtonin kompaninë, qeveria miratoi disa vendime që ia mundësonin KAYO-s prodhimin e mjeteve ushtarake. E gjithë linja e prodhimit dhe strategjia është më e madhe së KAYO e Veliut. Synohet financimi i industrisë detare në Pashaliman, edhe kjo e promovuar si histori suksesi.

Si iu hap rruga KAYO-s?

Qeveria i transferoi prona duke miratuar kushtet e negocimit mes shoqërisë shtetërore KAYO dhe një subjekti privat për prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake. Pas krijimit në bazë të ligjit nr. 88 / 2024 si instrument shtetëror për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake iu dha mundësia për krijimin e shoqërive të përbashkëta.

Lexo edhe: https://gogo.al/ardi-veliu-i-kayo-s-u-pergjigjet-akuzave-te-ahmetajt-per-trafik-armesh/

Më pas strukturat e sigurisë sipas “Syri tv” u autorizuan të furnizoheshin me produkte të KAYO-s ose kompanive të krijuara prej saj. Pas suksesit historik me KAYO-n, siç e quajti Rama, shfaqet Timak Defence, 80 % shtetërore. Më pas vjen edhe UNO18 e themeluar nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca. Objekti i kompanisë përfshin prodhimin, montimin dhe tregtimin e armëve, dronëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, edhe për eksport. Edhe këtu KAYO zotëron 20% të aksioneve.

Lexo edhe: https://gogo.al/arben-ahmetaj-nxjerr-5-audiopergjime-trafik-nderkombetar-armesh/

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13