SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut. Dosja i ka kaluar kuvendit për heqjen e imunitetit. Mbi të rëndon akuza për “Shkelje të barazisë në tendera”. Sipas deklaratës zyrtare të SPAK-ut Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurës në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale, Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar për këtë situatë duke thënë se kuvendi nuk është zyrë avokatie. “Çdo votë kundër drejtësisë, është pro vjedhjes”,-shprehet ajo. Qëndrimin e Ramës, Tabaku e konsideroi si një përpjekje të Ramës për ta marrë në mbrojtje vartësen e tij. Tabaku paralajmëroi se sjellja e Ramës ndaj drejtësisë i siguron Ballukut mbrojtje politike, ndërsa mazhoranca, sipas saj, po përgatitet të votojë kundër kërkesës së SPAK-ut në Kuvend, duke bllokuar heqjen e imunitetit. “Sot, mazhoranca socialiste duket e vendosur të votojë kundër kërkesës së SPAK. Siç e kam paralajmëruar edhe më herët, kjo nuk është më thjesht një çështje gjykate, por një problem i thellë moral. Vetëm një qeveri e të pandehurve mund të shndërrohet në mburojë për korrupsionin e një qeverie të tërë”, -shprehet Tabaku.

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për kërkesën e SPAK-ut për të arrestuar Ballukun. Berisha ngriti shqetësimin se Edi Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë. Pas tij edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se kreu i kuvendit Niko Peleshi të thërrasë Këshillin e Imunitetit dhe të garantohet barazia para ligjit edhe për Ballukun, zv.kryeministren që u kthye në detyrë pas pezullimit nga gjykata dhe këmbënguljes së Ramës. Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten, më 19 dhjetor, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të firmosur nga ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani, 3 ditë para përfundimit të mandatit, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të premten.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13