
Akuza për pastrim parash e trafik droge, rëndojnë mbi 20 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arreste nga SPAK-u. Pas një operacioni në bashkëpunim me policinë është vënë në pranga Orest Sota, ndërsa për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të dyshuar për pastrim parash të grupit kriminal, është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ilir Shtufi është i përfshirë edhe në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ku dyshohet se është favorizuar në tenderat e rrugëve, veçanërisht në atë të Unazës së Madhe.
Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Ai e ka pohuar pronësinë në një lidhje direkte telefonike në emisionin “Opinion”, ndërsa Ilir Shtufi është emër i njohur në fushën ne ndërtimt. Në kërkim mbetet edhe Orges Birçaj.
Orest Sota është kapur më parë nv vitin 2017 me 863 mijë euro në makinë, ndërsa është marrë në pyetje më herët për skandalin e AKSHI-t. Bashkë me të në listë është edhe Edmond Jaupaj i cili është vënë arrest shtëpie. Operacioni vijon, ndërsa pjesë e grupit të strukturuar kriminaal, krerët e të cilit veprojnë në Dubai, janë vëllezërit Artur dhe Abedin Koçekut. Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë Vlorë. Sipas “News 24”, paratë e fituara nga trafiku i drogës investoheshin në ndërtim.
GJKKO ka miratuar masat për këta persona:
1-Ardian Zykaj, alias Blerim Miftari
2-Alfredo Hamzai, alias Genc Bedini
3-Adrian Rama
4-Erjon Rama
5-Orgest Birçaj
6- Orest Sota
7- Elton Memeti
8-Artur Shehu
9-Leonard Bishaj
10-Arben Ismailaj
11-Edmond Jaupi
12-Besnik Myftari
13-Dritan Aga
14-Luçiano Koçeku alias Artur Mersin Koçeku
15-Dino Koçeku, alias Abedin Koçeku
16-Ervin Koçeku
17-Astrit Vladi
18-Kastriot Vladi
19- Gëzim Islami
20-Ilir Shtufi


