Shqipëria dhe Serbia akuzohen nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, se po synojnë të destabilizojnë vendin e tij dhe të bllokojnë avancimin drejt BE-së. Sipas “Vijesti” veprimet e fqinjëve të Malit të Zi janë të koordinuara mes tyre. Ai shkon më tej duke siguruar se autoritetet malazeze kanë të dhëna serioze operative. Spajić shkruan se mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në pritet të shoqërohet me sulme hibride ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Kreu i qeverisë malazeze sipas medias “Vijesti” thekson se këto përpjekje synojnë destabilizimin e vendit përmes mbështetjes nga aktorë të caktuar politikë dhe një pjesë e skenës mediatike vendase. Në postimin e tij në platformën “X”, Spajić shprehet se këto ndërhyrje nuk do të arrijnë të ndryshojnë kursin dhe as të ndalin integrimin evropian të Malit të Zi. Spajić nuk i përmend me emra Serbinë e Shqipërinë, por “Vijesti” konformon lajmin duke zbardhur prapaskenat politike.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë pretendimet e Spajić. Ai është shprehur se Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi. “Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, u shpreh ministri Hoxha.

Kryediplomati garantoi se Shqipëria, “bën pikërisht të kundërtën”, kjo përmes investimeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit dhe gjithë rajonit. Sipas Hoxhës interpretimet mediatike dhe debatet e brendshme politike në një vend fqinj nuk duhet të krijojnë artificialisht probleme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimoviç, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj”, deklaroi ai. Hoxha nënvizoi se kushdo mund të marrë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme. Ai shton se: “Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi”.

Po sot ka reaguar edh eish-kryeministri Pandeli Majko. Ai kërkoi që Mali i Zi të japë menjëherë shpjegime dhe të paraqesë prova, “nëse Shqipëria është një nga dy vendet për të cilat kryeministri malazez ka bërë këto akuza”. Sipas tij është shqetësues fakti që një vend anëtar i NATO-s mund të akuzojë një tjetër vend anëtar të kësaj aleance për përfshirje në veprimtari destabilizuese

“Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të ‘dyfishtë’ në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri-tjetrin! Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq!”, tha Majko. “Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi, ku Milojko Spajiç është kryeministër”, shkroi Majko.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10