“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Protesta e një dite më parë u shoqërua me përplasje të dhunshme, dëmtime të godinave institucionale dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës e autobot uji. Studentët dhe të rinjtë protestuan kundër qeverisjes së Edi Ramës, duke kërkuar ndryshime në sistemin arsimor dhe duke brohoritur thirrje kundër kryeministrit.

Situata u përshkallëzua kur një pjesë e protestuesve hodhën gurë, vezë dhe sende të tjera drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa në fasadë u shkruan parulla kundër institucionit. Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, në protestë iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, të cilët mbërritën nga zona e Rrugës së Durrësit, duke brohoritur: “Pa rini nuk ka Shqipëri”

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta, pasi tregojnë momente të tensionuara gjatë ndërhyrjes së policisë. Në disa prej tyre shfaqen protestues të goditur me shkopinj gome, mes tyre edhe të moshuar që rrëzohen në rrugë.

Po ashtu, një student 19-vjeçar, i identifikuar në raportimet mediatike me inicialet L. B., pësoi dëmtim të rëndë në këmbë gjatë protestës.


Një tjetër episod që tërhoqi vëmendjen ishte përplasja e të riut Klevi Metaj me efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pamjet e incidentit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e qytetarëve e cilësuan të riun si simbol të revoltës kundër qeverisë.

Edhe gazetarët që raportonin nga terreni u përballën me gazin lotsjellës dhe situatat e tensionuara gjatë ndërhyrjes së policisë.

Protesta vijoi për më shumë se tetë orë, duke u shoqëruar me të lënduar, dëmtime të pronës publike e private dhe shoqërime nga policia. Sipas raportimeve të gazetarëve në terrenhttps://youtube.com/shorts/l69DYH4cG3M?feature=share, dhjetëra persona u shoqëruan gjatë tubimit.

Ndërkohë, studentët u bëjnë thirrje të rinjve dhe qytetarëve që të bashkohen sërish sot, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, me parullën “Sa më shumë polici, aq më shumë studentë”. Ata kërkojnë pjesëmarrje më të gjerë në protestën e paralajmëruar, pas përplasjeve të një dite më parë.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18