Sot në Kuvendin e Shqipërisë po ratifikohet marrëveshja për aderimin e vendit në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit amerikan Donald Trump. Megjithëse ceremonia ndërkombëtare për nënshkrimin u zhvillua po sot në Davos, ku kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në të. Ai shpjegoi para deputetëve se kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri për të pritur Ivanka Trump në Vlorë, duke shtuar me ironi: “Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe natyrisht me lejen e babait.”

Gjatë fjalës së tij Rama sfidoi opozitën duke theksuar se deputetët do të votojnë pro Bordin e Paqes dhe se ai do të përfaqësojë Shqipërinë në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i Bordit: “Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë, sot do ngrini kartonin”, u shpreh kryeministri.

Rama e cilësoi opozitën si “humbëse kronike”, duke ironizuar pretendimet e saj se ai do të përballej me pasoja nga SHBA ose do të gjykohej: “Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte gjyqin. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe pretenduat se do të më arrestonin mua”, tha Rama.

Ai mbrojti gjithashtu kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se po mbahet në burg pa prova dhe duke ironizuar mbi SPAK: “SPAK është bërë sportel ku lihen letrat e popullit. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin letrat nga populli”.

Në fund, Rama njoftoi një vizitë ndërkombëtare tjetër, drejt Knessetit, parlamentit të Izraelit, në një seancë të veçantë dhe të rezervuar për një numër të kufizuar udhëheqësish botërorë. Ai theksoi se do të flasë si kryeministër i Shqipërisë, duke e cilësuar këtë ftesë si një nder të veçantë për vendin.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13