Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri. Diplomatja portugeze i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidenti i Republikës, Bajram Begajt. Moreira de Sousa pason në këtë post italianin Silvio Gonzato, i cili ka qenë në krye të Delegacionit të BE-së në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Ajo pason në detyrë diplomatin italian Silvio Gonzato.  Diplomatja portugeze Sofia Moreira de Sousa u propozua nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas. Ajo nominoi Sofia Moreira de Sousas në listën me të gjithë emrat për ambasadorët dhe drejtuesit e delegacioneve të BE-së në vende të ndryshme të botës sipas “Eeas.europa.eu”.

Ardhja e saj përkon me një fazë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në vendet e unionit. Moreira de Sousa do ketë një peshë në mbështetjen që do i japë Shqipërisë, përparimin e negociatave dhe bashkëpunimin e vendit tonë me BE-në.

Kush është Sofia Moreira de Sousa

Sofia Moreira de Sousa sipas biografisë së publikuar nga “Ipp-jcs.org “, është drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, një detyrë që e mori në shtator të vitit 2021, pasi përfundoi mandatin katërvjeçar si ambasadore e Bashkimit Evropian dhe Shefe e Delegacionit të BE-së në Republikën e Kepit të Gjelbër (Cabo Verde). Para kësaj, ajo ishte zv.shefe e Delegacionit të BE-së në Republikën e Afrikës së Jugut. Deri në vitin 2014, ajo shërbeu si këshilltare e lartë e zv.sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian dhe anëtare e Bordit Korporativ, duke u marrë me negociatat me Iranin dhe marrëdhëniet e BE-së me Partnerët Lindorë. Këtë post e mori pasi punoi si zv.shefe e njësisë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, përgjegjëse për koordinimin e politikave, përgatitjen e të gjitha mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe ofrimin e udhëzimeve politike për delegacionet e BE-së në mbarë botën.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Moreira de Sousa ishte këshilltare politike në Delegacionin e BE-së pranë Bashkimit Afrikan në Addis Abeba, ku ndoqi nga afër procesin e integrimit rajonal afrikan dhe zbatimin e partneritetit strategjik BE-Afrikë. Para kësaj, ajo ishte e deleguar në ministrinë e Punëve të Jashtme të Portugalisë në Lisbonë, për përgatitjen dhe ndjekjen e Samitit BE-Afrikë të vitit 2007 në Lisbonë dhe krijimin e partneritetit BE-Afrikë. Më herët, ajo ka punuar si këshilltare e lartë e Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin nga viti 2005 deri në vitin 2006, duke udhëtuar gjerësisht në rajon. Gjithashtu, nga viti 2003 deri në vitin 2007, ajo punoi në ekipin e ngushtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe Ukrainën. Ajo ishte pjesë e ekipit të BE-së të përfshirë në ndërmjetësimin e Revolucionit Portokalli në Ukrainë në vitin 2004.

Në fillim të karrierës së saj, Moreira punoi në departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, duke u marrë me aspektet e jashtme të sistemit satelitor të navigimit “Galileo”. Ajo gjithashtu punoi si drejtoreshë kursesh në Akademinë Evropiane të së Drejtës në Trier, ku ishte përgjegjëse për programet e trajnimit të gjyqtarëve dhe magjistratëve në fushën e së drejtës dhe jurisprudencës evropiane. Përpara këtyre angazhimeve, ajo punoi për dy vjet në një studio ligjore në qytetin e saj të lindjes, Porto, në Portugali. Sofia Moreira de Sousa ka studiuar drejtësi në Portugali dhe zotëron një diplomë Master (LL.M.) në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Hamburgut në Gjermani.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5