Prej ditësh, banorët e Rrjollit po përballen me policinë për të mbrojtur pronën e tyre e cila i është dorëzuar investitorëve, të cilët tani më kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit. Pas nisjes së punimeve kanë nisur edhe përplasjet më të ashpra me policinë, ku kjo e fundit ka përdorur edhe dhunë fizike me disa nga banorët që kanë dalë në protestë. Banorët janë në pritje të një zgjidhje e cila me sa duket është e largët, por në këtë valë protestash dhe përplasjesh mes banorësh e policësh ajo që vihet re është mbështetja që po i jepet secilës palë. Këtë herë krah banorëve të Rrjollit është parë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Pecaj.

Në një postim të shpërndarë krah një videoje që tregon dhunën e policisë ndaj protestuesve, Pacaj shkruan: “Absolutisht e tepruar, shumë. Dënoj dhe përçmoj goditjen me grushta dhe shkelma kundër banorit dhe banorëve të Rrjollit. Akt i papranueshëm, vandal dhe bandit. Këto probleme nuk zgjidhen me dhunë e brutalitet, zgjidhen me drejtësi dhe institucione legjitime, duke respektuar të drejtat e patjetërsueshme që na garanton Kushtetuta!”

Postimi i Pacajt tregon qartë një reagim kundër çdo forme dhune ndaj qytetarëve. Ai nënvizon se aktet e dhunës ndaj banorëve të Rrjollit janë absolutisht të papranueshme dhe jo vetëm të gabuara, por edhe një shkelje e qartë e ligjit dhe e të drejtave të njeriut. Sipas tij problemet sociale dhe konfliktet nuk mund të zgjidhen me brutalitet, por vetëm përmes drejtësisë, dialogut dhe respektimit të institucioneve dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11