
Nga Pano Soko
Në çdo Kongres të PS-së, gjatë kohës që Rama mban fjalën e vet, është një regji qendrore që dirigjon duartrokitjet. Kjo është një teknikë e vjetër bazuar në psikologjinë e turmës, ku nëpërmjet disa personave, apo një qendre elektronike zëri, stimulohen duartrokitje sa herë që kreshendoja intonative e folësit kap kulmin dhe kjo më pas prodhon një efekt kaskadë në sallë.
Narcizistëve iu pëlqen adhurimi edhe kur është fals.
E në gjithë këtë mizaskenë falsiteti, e cila u përsërit me të njëjtin nivel budallalliku dhe sot (…që vlonjatët t’iu marrin për taksinë turistëve më shumë sesa bileta e avionit – duartrokitje në sallë)..më bëri përshtypje një detaj.
“Senatorët” e partisë sot nuk duartrokisnin pothuajse fare. Madje në fytyrën e tyre dalloje shumë kollaj një ndjesi neverie dhe refuzimi ndaj asaj që po dëgjonin dhe atij që po fliste.
Ndoshta sepse sot, me atë që dëgjonin, ata kuptuan që Arben Ahmetaj nuk është ndryshe nga ata, ai është thjesht para në kohë.
Ata janë të gjithë Arben Ahmetaj.
Janë thjesht butona galixhantësh tualeti që Rama i shtyp sa herë që i duhet të lajë kakat që SPAK i nxjerr në sipërfaqe kohë pas kohe.
Butona galixhantësh uji me emër dhe mbiemër.
Tek inceneratori fajin e kishte Arben Ahmetaj, tek ai i Tiranës Erjon Veliaj, te Sterilizimi Ilir Beqaj, tek tenderat e infrastrukturës Belinda Balluku, tek SKY del Taulant Balla, tek konçesionet e rrugëve Damian Gjiknuri, tek tenderat e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tek fondet e Bujqësisë Frida Krifca, tek pronat e ushtrisë Olta Xhaçka, tek tenderat e Bashkisë Korçë Niko Peleshi etj…
Këta ishin ata që lekët e buxhetit i bënë rrush e kumbulla, e që më pas i hëngrën, natyrisht pas shpinës së Ramës.
Ndërsa Rama vetë ndërkohë është duke ecur drejt zgjedhjeve të vitit tjetër, i pastër dhe pa asnjë njollë. Bashkë me ushtrinë e re të galixhantëve të rinj politikë që po i rekruton me aplikacion online, ai shikon për Shqipërinë 2030. Deri aty, se pastaj do t’iu shtypi butonin dhe këtyre.
Këtë kuptuan sot “senatorët” fytyrë-ngrysur.
Ata morën 1/10 e lekëve, por do duhet të paguajnë për 10/10.
Sepse Shefi i ka duart akullore.
Kjo është ajo që do t’iu thuhet popullit në fushatën e ardhshme.
P.S.
Ndërkohë Helena e re sot mbajti për herë të parë një fjalim përpara kongresit. E sigurtë është se nuk do të flejë natën, se po vret mendjen çfarë do bëjë që ta çojë partinë edhe më përpara kur të bëhet kryetare në 2030-ën, me adjutancën e paçmim të shokut Pandi.
Se kështu ia premtoi Rama… kështu e nxorrën dhe mediat.


