
Nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network
Publikimi dhe qarkullimi i materialeve intime që pretendohet se janë regjistruar dhe më pas shpërndarë pa pëlqimin e personave të përfshirë, janë cënim i të drejtës për privatësi, dinjitet dhe integritet personal që mbrohet nga ligji, pavarësisht statusit publik të personave të përfshirë. Në këtë kuadër, janë dy aspekte që lidhen drejtpërdrejt me mbrojtjen ligjore të jetës private:
1. Regjistrimi pa dijeni dhe pa pëlqim
2. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve intime
Baza ligjore, neni 121 me ndryshimet e fundit të 2019 parashikon:
Regjistrimi, ruajtja, publikimi apo shpërndarja pa pëlqimin e personit e materialeve që ekspozojnë jetën e tij private mund të sjellë përgjegjësi penale, sipas nenit 121, të Kodit Penal. Ligji parashikon gjobë ose burgim deri në 2 vjet për regjistrimin dhe ruajtjen për publikim, ndërsa publikimi, shpërndarja apo ofrimi për publikim dënohet me burgim deri në 3 vjet. Kur vepra kryhet ndaj të miturve, dënimi është nga 1 deri në 3 vjet burgim. Privatësia, dinjiteti dhe integriteti personal mbrohen nga ligji, pavarësisht statusit publik të personit.


