Zyrtarët e arsimit në Shqipëri kanë reaguar pas publikimit të dosjes hetimore që ka çuar në pranga 9 persona deri më tani në Itali, për shitjen e diplomave të falsifikuara nga Universitete të huaja, mes të cilëve një Universitet në Tiranë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar duke thënë se po ndiqet procedura ligjore për mbylljen e universitetit. “Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, ‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.”-thuhet në reagimin e Ministrisë. Po ashtu në këtë reagim, ministria thotë se për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar.

Ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ish-ministrja e Arsimit Evis Kushi gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se institucioni që ajo ka drejtuar nuk është përgjegjës për akreditimin e universiteteve. Ajo thotë se nuk ka shkëmbyer asnjëherë dhurata sikurse mund të jetë duke u aluduar momentalisht në media. “Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit. Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.”– thekson ish-ministrja e Arsimit.

Deputetja socialiste i referohet pjesës së dosjes e cila thotë se pronarët e Universitetit privat me rastin e Krishtlindjes (25 dhjetor) ishin kujdesur të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe për drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, duke përmendur emrin e Evis Kushit dhe të ish-zv/ministres Albana Tole. “Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi, Albana Tole…”, thuhet në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

Po ashtu ka reaguar zyrtarisht dhe Shqiponja Telhaj. Në një postim në Facebook, Telhaj thekson se s’ka pranuar kurrë dhuratë nga asnjë përfaqësues universitetesh të huaja apo shqiptare. Madje shton se nuk i njeh as përfaqësuesit e universitetit në fjalë.

‘Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe një kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet. Akreditimi i institucionit në fjalë nuk është kryer asnjeherë nga ky bord!”- shkruan Telhaj në rrjetet sociale.

Pronari i “Kolegjit Universitar Wisdom” Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano

Hetimet për shitjen e diplomave

Këtë të hënë Guardia Di Finanza njoftoi se kishte realizuar një superoperacion të koduar “Diplomifici” për goditjen e një rrjeti të gjerë mashtrimi, me skemë të mirëfilltë kriminale që jepte diploma dhe certifikata false. Autoritetet italiane kishin zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania janë shitur me mijëra diploma false për shtetasit italianë në vlerat nga 7000-10.000 Euro për diploma. Kualifikimet e këtyre diplomave ishin të ndryshme: në mësimdhënie, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.

Nën akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh, korrupsion e pastrim parash u arrestuan 9 persona ndërsa dyshohen dhjetëra të tjerë. Njëri prej të arrestuarve në operacionin e koduar “Diplomifici” është dhe pronari i një Kolegji privat në Tiranë, Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) si dhe administratori italian i kolegjit, Leonardo Catalano. Në burg përfunduan Savino Cianci, gruaja e tij Lucia Catalano, Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë-dyzet të dyshuar.

Çifti Cianci-Catalano madje dyshohen se i dhanë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare. Po ashtu në një pjesë të dosjes thuhet se pronarët e Universitetit privat me rastin e Krishtlindjes ishin kujdesur të përgatisin dhe të dorëzojnë dhurata edhe për drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. “Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi, Albana Tole…”, thuhet në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10