
Në 12 vjet, qeverisja socialiste nuk arriti dot të ndërtonte një sistem, të cilin e kritikonte para se të merrte pushtetin. Gazetari dhe aktivisti Osman Stafa, që ka ndjekur në zemër sistemin shëndetësor për vite me radhë, duke sjellë për autoritetet informacion të rëndësishëm që i ka shërbyer dhe proceseve hetimore, bën një skaner të imtësishëm se çfarë nuk u arrit dot të ndërtohej këto vite. Mungesë ilaçesh për të sëmurët me kancer, mungesë pajisjesh në pavijone, korrupsion. Kjo është gjendja që rrëfen Stafa.
Pjesë nga biseda në podkastin e Gogo.al
Osman Stafa: Unë publikoj me fytyrë tashmë prindër që denoncojnë përpara spitalit mungesën e frikshme të medikamenteve. I gjejnë, i gjejnë ndërkohë rrijnë fëmijët nga 2 javë, nga 3 javë, nga 21 ditë, nga një muaj, nga 2 muaj pa marrë medikamentet dhe në momentin që unë ngrihem dhe i bëj publike këto probleme, sigurohen. Nuk e di si sigurohen! Si mund të sigurohen?! Pse duhet të sigurohen vetëm kur bërtet një individ apo një tjetër?!
Kryeministri ynë i dashur bën një kopësht atje që e ka quajtur kopshti “Eden” 4.3 milionë euro dhe nuk ka në spital nga ana tjetër medikamente për fëmijë! Nuk ka! Dhe është alarmante!
E dija që te Onkologjiku kryheshin vrasje, nga çfarë më thoshin familjarët dhe një familjar nuk akuzon kot…Cila është vrasja? Cila është vrasja e individit që vuan nga kanceri?! Lere pa ilaçe.
E di cila ishte çnjerëzorja? Çnjerëzorja ishte që në muajin tetor 2023 në mos gaboj, ose 2022 bëhej një fushatë e madhe që diagnosifikoheshin gratë për kancerin e gjirit dhe ndërkohë spitali atje ishte pa medikamente. Merrnin mjekët pacientët në telefonin dhe u thoshin “mos hajde sot se s’ka ilaç! Si mund ta thotë mjeku këtë?! Si mund të bëhet mjeku Call Center, të bashkëpunojë në një situatë?! E di pse bëhej kjo?! Që mos vinin pacientët atje dhe të bënin problem dhe të shkonin te drejtoria apo te ministria.
Kam në telefonin tim me qindra mesazhe të familjarëve apo personave që vuajnë nga kanceri, të cilët më thonë nuk i heqim asnjë presje asaj që ti ke thënë sepse është e vërtetë, madje është më keq, sepse na kanë trajtuar si kafshë atje. Na kanë marrë lekë për shtrimet dhe 20 mijë lekëshin nuk na falnin. Na trajtonin mjekët shumë keq, sa merrnin 150 euroshin na trajtonin mirë. I trembnin pacientët se kjo ka qenë forma që “obobo, s’ka radhë, do presësh 6 muaj, hajde bëje më mirë atje në privat. Atje në privat 2500 euro, 3000 euro. Po a bëhet kjo me një pacient që vuan nga kanceri, i cili nga ana psikologjike sa ka vuajtur?! A mund të bëhet kjo?!
Pastaj do ti të të them të tjera unë ty? Ti ke Spitalin e Traumës. Spitali i Traumës nuk ka kardiokirurgë. Është çmenduri!
Valmora Gogo: Pra ti po thua që situata nuk është vetëm te Onkologjiku kështu?
Osman Stafa: Patjetër. Po ti ke gjithë pavijonet. Po ti ke Urgjencën, ti ke Kardiokirurgjinë nuk ka një pajisje EKMO, një pajisje e cila është jetëshpëtuese. E di sa veta ndërrojnë jetë në ditë? Ndërrojnë jetën rreth 50 veta në ditë.
Valmora Gogo: Nuk e kemi se ata e kanë bërë të ditur që duhet ta kemi apo janë bërë procedurat..
Osman Stafa: Ata e kanë bërë të ditur që nuk e kemi. Një nga mjekët të paktën që unë lexova se e kërkova ka qenë kardiokirurgu Edvin Prifti që në 2020 se kjo pajisja u dashka dhe në kohën e Covidit.
Pse mendon se nuk e kanë këtë pajisjen?
E di sa kushton?! Rreth 200 mijë euro.
Valmora Gogo: Po pse? Për të favorizuar privatët?!
Osman Stafa: Jo as privati në dijeninë time nuk e ka.
Papërgjegjshmëri?! S’ka 200 mijë euro shteti shqiptar t’i sigurojë Kardiokirurgjisë një EKMO që duhet ta kishte çdo spital në Shqipëri?!
Osman Stafa: Dua ta bëj një parantezë këtu, kemi mjekë shumë të mirë. Do duhet ta themi që janë asete. Një pjesë prej tyre nuk lejohen të ecin sepse i kanë kapur pavijonet disa të tjerë që i cilësojnë si “tokë të xanun” po realisht kemi mjekë shumë të mirë dhe jo të gjithë mjekët janë të korruptuar, janë të pazotë etj.etj. Kemi mjekë shumë të zotë, asete! Dhe unë në çdo lloj komunikimi që flas për mjekët, i diferencoj këta mjekë dhe nuk e kam, unë e kam për të korruptuarit dhe ata që neglizhojnë. Për këta e kam unë. Gjithë betejën time sepse nuk mund të themi ne meqenëse mos të flasim se mos u biem këtyre. Ej, po na ikën jeta.
Prandaj them. Mungesa e mjeteve. Po më the se e kujt ishte përgjegjësia. Patjetër e shtetit shqiptar. Ne kishim buxhetin më të madh në histori dhe u trumpetua kjo, 8.2 miliardë euro. Ku shkoi?! Dhe nuk paskan lekë për për një EKMO për një PetScan, për akselerator, për ilaçe, për ilaçet e Onkologjikut?! Mos flasim pastaj për monitorët. Ne 2 kemi te Kardiokirurgjia. 2 kemi te Urgjenca. Çfarë po bëhet?!
Valmora Gogo: Për ta përmbledhur. Është problem i politikave ku shkojnë paratë e buxhetit. Dy. Mbase ato mikropolitikat për mjetet që duhen që ose nuk blihen në mënyrën e duhur, ose nuk funksionojnë në mënyrën e duhur ose nuk janë vendosur në spitalet aty ku duhet të jenë.
Osman Stafa: Të gjitha janë.
Valmora Gogo: Është korrupsioni që po thua. Keqmenaxhimi po ashtu.
Osman Stafa: E drejtë. Unë po të them përgjegjësia kryesore, ai i cili duhet t’i sigurojë të gjitha këto buron nga shteti shqiptar. Ai është ai i cili vendos që politika ime është Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë 1,2,3, 4, 5 pajisje, 1,2,4,10 medikamente. Duhet të sigurojë të rrisë numrin e mjekëve, infermierëve, se ka dhe mungesa të tilla, në QSUT. QSUT, Trauma. Ka mungesa mjekësh, infermierësh.
Valmora Gogo: Pse kanë ikur? Kanë lëvizur në Gjermani?
Osman Stafa: Kanë ikur shumë dhe ikin shumë. Urgjenca Pediatrike shkon atje ti dhe të kesh fëmijën me 41 do shkosh dhe do rrish aty. Do marrësh një kupon. Ke parasysh kur shkon në bankë? Do presësh radhën. Ti me 40. Po mirë mo, më gjej një urgjencë në botë që ta bën këtë lloj menaxhimi? …Dhe aty shkojnë 300 nata. E di sa? Ka gjithsej 2 mjekë dhe 4 infermierë.
Dhe përgjegjësi për këtë është shteti shqiptar. Kryeministri në 2013-ën, e kam dhe me video ku ka thënë fare qartë. Kjo shëndetësia e sotme është barbari. Ka thënë tekstualisht vetë. Po të shkojë nëna te djali thotë dhe t’i thotë po ndërron jetë për shkaqe të medikamenteve, kjo është barbari. Kur doli skandali i Onkologjikut doli dhe tha është krim kundër njerëzimit çfarë kanë bërë ata mjekë. Po mirë mo z.kryeministër ti që je përgjegjësi për të siguruar këto medikamente a është krim kundër njerëzimit mosigurimi i këtyre medikamenteve për këta pacientë, të cilët vuajnë nga kanceri?! Dhe jo pak. 5 vite. 42 medikamente në kohën 6 muaj, 5 muaj, 2 muaj.
Valmora Gogo: Si mendon? A ka zgjidhje kjo situatë? Në rast se do të dëgjonte sot kryeministri, apo kushdo tjetër nesër…Cilat janë ato gjërat e para që duhen bërë në mënyrë urgjente?
Osman Stafa: Siguro medikamentet për fëmijët që vuajnë nga kanceri dhe për të rriturit që vuajnë nga kanceri që mos mungojnë në asnjë moment. PetScani është mjaft i rëndësishëm. Pastaj ke 2 akseleratorët.
Valmora Gogo: Që kur ke ngritur ti zërin a është siguruar ndonjë gjë? Për çfarë periudhe?
Osman Stafa: Janë siguruar. Ka disa muaj që mua më vijnë raportimet se medikamente ka patur. Ka patur ndonjë mungesë të vogël. Pra, unë nuk jam “delja e zezë”. Në momentin që ka pacientë që thyhet protokolli patjetër që do shkruaj. Do bërtas.
Valmora Gogo: Korrupsioni. Mendon se autoritetet po hetojnë mirë?
Osman Stafa: Të të them diçka. Mendoj se korrupsioni për t’u hequr nga shëndetësia duhen shumë vite.
Valmora Gogo: Pse?
Osman Stafa: Ka hyrë shumë thellë.
Valmora Gogo: Ka hyrë dhe te ne që shkojmë jemi pacientë atje?
Osman Stafa: Dhe te pacientët.
Valmora Gogo: Është bërë e detyrueshme?
Osman Stafa: Pacientët më thonë që edhe infermierë të caktuar, jo të gjithë krijojnë këtë modelin e mjekut. Pra, në qoftë se mjeku të vjen dhe nuk ta var, ti detyrohesh që të thuash hë se i jap një kafe dhe ta var pastaj. Dhe kjo gjëja është e përhapur në shoqërinë tonë. Tani jepi një kafe, një gjë se do të shikojë më mirë.
Valmora Gogo: Në fakt, për të thënë të drejtën, kulturën e bakshishit e kemi. E kemi kulturalisht. Që është shumë e gabuar.
Osman Stafa: Jo jo, ka diçka. Ke dhe jashtë kulturë bakshishi po ai ia jep pasi mbaron punën.
Valmora Gogo: Në shenjë falenderimi…
…
Osman Stafa: Këtu të paktën duhet të rriten rrogat e mjekëve në mënyrë urgjente.
Valmora Gogo: Sa merr sot një mjek?
Osman Stafa: Janë shifra të ndryshme. Një mjek që del sot në raport me mua si gazetar merr shumë më pak. Ai plas trutë aty, po e them në mënyrë popullore, sa e sa vite, ka jetën time në dorë dhe nuk merr sa duhet dhe kjo pastaj krijon sistemin e korrupsionit.
Ka dhe mjekë që nuk marrin. Ka dhe mjekë që nga ndjeshmëria e madhe që kanë dalin dhe blenë ilaçet vetë nëpër farmaci dhe nuk u tregojnë as pacientëve.
Prandaj unë e them përgjegjësia kryesore buron nga pushteti qëndror. Ai që bën politikat.
Valmora Gogo: Kur e mendon, ai që bën politikat, sa vite i vajtën në pushtet?
Osman Stafa: 12 vjet.
Valmora Gogo: Ka patur kohë mjaftueshëm për të ngritur një sistem të mirë.


