
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj konfirmon luftën e brendshme në Partinë Socialiste. “Plaçkitësja”, ka përmendur disa herë Ahmetaj, duke iu referuar zëvendëskryeministres aktuale Belinda Ballukut.
Sipas tij, Balluku ka paguar njerëz për të marrë pjesë në protestat kundër Erion Veliajt, kryetar i Bashkisë Tiranë por njëkohësisht një nga eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste. Deklaratën Ahmetaj e ka dhënë për Çim Pekën në SyriTv nga Lugano në Zvicër.
“Ka paguar njerëz për të marrë pjesë në protestë kundër Veliajt”, thotë Ahmetaj. Ai ka shkuar më tej duke dashur të qartësojë sipas tij fijet e pushtetit të Ballukut, duke shtuar se Balluku ka emëruar 5 ministra në qeverinë e Ramës, ku përfshihet dhe ministri Pirro Vengu.
Ahmetaj nuk ka kursyer edhe denoncimin publik për shkarkimin e njerëzve të tij nga puna, duke përfshirë edhe shkarkimin nga qeveria Rama, sipas tij, të ish-bashkëshortes.

Ku shkojnë paratë? Akuza e fortë e Ahmetajt për “punët” brenda AKSHI-t
Ahmetaj ka vazhduar me denoncimin tjetër publik, duke treguar se çfarë ndodh sipas tij te AKSHI. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit. Kompania “First”, 15 milionë euro për sigurinë kibernetike. Pse nuk është botuar vlera e kontratës në asnjë buletin të APP-së? Pse nuk ka mbaruar punë? Sa është paguar? U kërkoj gazetarëve investigativë “Follow the money”. Le të thotë Rama “do ta grij maskarain” dhe le të thotë Dumani e kam personale.
Si është fshehur kompania e baxhanakut te kryeministrit? ABS në AIBS?! Në vitin 2021 ka patur të ardhura 2 milionë euro dhe shpenzime totale 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju të harxhosh 200 mijë e të fitosh 2 milionë? Në 2022 3.1 milion dollarë, 97 mijë dollarë shpenzime dhe ka fituar 2.9 milionë dollarë. Ku e keni parë përveçse të AKSHI? Pse Elon Musku janë këta?! Korrupsion i hapur. Le ta investigojnë. Mos ndiqni pllakat e banesës së Erjolës.”

Ahmetaj nxjerr dinamikat e marrëdhënies me Ramën dhe zëvendëskryeministren: Balluku ka thënë se do më shpifë kancerin deri në fund të vitit
Ahmetaj: Nuk e denoncon PD-ja Thumanë-Kashar.
Peka: Ka kërkuar interpelancë PD
Ahmetaj: Balluku i ka bërë provokim Jorida Tabakut se ti e di diferencën PPP…, po si pranohet? Plaçkitësja është dhe zëvendëskryeministre. Zonja Hoti ia qëndisi. Se ka thënë “Na duhej Arben Ahmetaj për kokë turku”. Plaçkitësja ka thënë se do më shpifë kancerin deri në fund të vitit.
Të më thotë mua njeri që nuk jam përballur? Po, jam përballur. Kërkoja llogari unë! Dua planifikim nga AKSHI tani për 3 vjet. Dhe më tregon mua mllefe, duke thënë “Syzgurdulluari”. Dhe amerikanëve u tregon “Noc Rrokun”.
Ja ku e ke Thumanë-Kashar. Ia kam thënë plaçkitëses, nuk bëhet kjo!
Peka: Çfarë ju tha?
Ahmetaj: Sa të ketë Altin Dumanin…Dumani paska bërë investigim për shkollën e Ballukut…Po nuk bënë këto, se 1 milion e ca dollarë, 1.3 inceneratori, tuneli 50 milionë dollarë direkt të këputura. Vetëm këto shkon dëmi dyfish i tërmetit. Ja ku e ke Thumanë-Kashar.

Ahmetaj: Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama në 2017, ka thirrur Erion Veliajn dhe e ka detyruar të eci para
Ahmetaj: Ku është firma ime këtu? S’ka firmë timen! Zero. Te Tirana. Fieri dhe Elbasani, ku është firma ime këtu? Te Elbasani ka vendim qeverie me firmën e shokut Niko. E ka firmosur Niko Peleshi. Zero firma te të tre. Për çfarë më akuzon? Apo le të plaset në gjykatë. Po në cilin vend të botës ndodh kjo?! Apo “kokë turku”?!
Peka: Ju keni qenë në shkollë me pronarët e inceneratorëve…
Ahmetaj: Tjetërkush ka bërë shkollë me ta, tjetërkush i ka patur në punë në ministri. Jo unë. Unë kam njohur njërin nga ata. Në parim e kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Pronarët faktikë të Inceneratorit të Tiranës sot janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Ahmetaj: Pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës?! E ka bërë Edi Rama në 2017- ën dhe ka thirrur Erion Veliajn dhe e ka detyruar të eci para. Garancia është që mos ketë punë asnjë nga ata të LSI-së dhe është caktuar pronari si tutor…Mua më vjen shumë keq që Erioni është në atë situatë. Nuk e dëshiroj që Erioni të jetë në burg. Por një gjë do ia them. Ti nuk mund të hetohesh duke qenë kryetar bashkie. Ti nuk mund të arrestohesh, duhet të hetohesh në liri. Po ti duhet ta lësh detyrën. Nuk i konvenon Edi Ramës. I intereson tani apo pas zgjedhjeve?! Do t’u thotë amerikanëve “solla Noc Rrokun”. Ky do ta mbajë te buza Erion Veliajn. Sot e ka çuar atje.
Ahmetaj: Për Erionin thoshte i cënohet jeta private. Te unë? 40 ditë Top Channel. Thoshin gjëra të ’97. Për Erionin thotë “I hynë te familja”. O ti Kreu ?! Te unë dolën vibratorë…
Ti je sot në pushtet 28 vite, më jetëgjatë (I drejtohet Edi Ramës). Dhe në fund fryj, shaj, dërgo skifterë të më vrasin. Legacia jote do jetë plaçkitja dhe krimi i organizuar. Mos i ngatërro socialistët. Për herë të parë Peka është bërë sindikatë krimi.

Ahmetaj: Një biznesmen që ka marrë leje ndërtimi i ka paguar Edi Ramës dhe Linda Ramës detoksifikimin 10 mijë euro në Palazzo di Merano
Ahmetaj: Në 2016-2019-2020 ka marrë charter nga Shtutgarti, nga një biznesmen që ka marrë leje ndërtimi. SPAK ka 12 fluturime me charter. Po thonë “Po ç’punë kemi ne me ato?! Ne s’do merremi me kryeministrin. Ne kemi punë me tjetër njeri”…E njëjta gjë nga Beogradi.
Palazzo di Merano është qendër detoksifikimi. Kushton 10 mijë euro në javë personi dhe është paguar nga biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi për Ramën dhe bashkëshorten.


