Një zbërthim i detajuar nga mjeku veteriner se pse siguria jonë ushqimore është përtokë.

Eksperti Ervin Resuli analizon pse në Shqipëri kanë ndodhur së fundmi skandale si ai i salmonelës në mishin e pulës, kontaminimit të qumështit, manderinave apo luleshtrydheve.

I pyetur se pse nuk arrihen të bëhen kontrollet e duhura dhe kemi këtë situatë në vend Resuli jep këtë përgjigje: “Garantët e sigurisë ushqimore, pra institucionet përkatëse, kanë humbur vigjilencën. Sot po shohim shenjat klinike, por në të vërtetë, prej kohësh strukturat shtetërore kanë humbur funksionin e tyre thelbësor. Disa nga arsyet kryesore janë: Ndërrimi i gjeneratave të specialistëve. Po largohet gjenerata që ka përfunduar shkollimin para viteve ’90 dhe po e zëvendëson një brez i ri, i cili shpeshherë ka mbaruar universitetin në vitet e fundit, ndoshta edhe në institucione arsimore pa emër apo me cilësi të diskutueshme. Emërimet në pozitat drejtuese. Kush vendoset në vijën e parë të drejtimit është thelbësore. Mund të kujtojmë rastin e viteve 2001–2002, kur një ekspert i AKU-së u shkarkua nga puna vetëm për shkak të “oreksit” të drejtorit, duke dëmtuar sistemin në mënyrë të vazhdueshme. Këto ndërhyrje dhe veprime të papërgjegjshme kanë pasur ndikim negativ në strukturën dhe funksionimin e institucioneve. Për sa kohë strukturat përgjegjëse nuk janë në nivelin e duhur profesional dhe etik, do të vazhdojmë të përballemi me skandale të tjera në të ardhmen.”

Pjesë nga biseda në Gogo.al:

Valmora Gogo: Manderinat, luleshtrydhet… çfarë kanë pasur? Çfarë kimikatesh kanë dhe çfarë ndikimi kanë këto në organizëm?

Ervin Resuli: Në fakt, për sa i përket skandaleve të frutave dhe perimeve, ka një problem shumë të madh në aspektin e ligjshmërisë. Në shumicën e rasteve kemi pasur ligje me porosi. Pra, del një urdhër ministri për interesa të caktuara të bizneseve të caktuara. Del një VKM, del një ligj apo projektligj dhe kështu me radhë. Nëse ndjekim kronologjinë e tyre, ato janë ose të nxitura nga bizneset, ose të porositura prej tyre. Ka raste kur edhe vetë ministri i linjës apo drejtori përkatës ka interesa të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga atributet që jep ligji apo urdhri përkatës.

Nuk kemi as laboratorë në Shqipëri që ta bëjnë këtë punë siç duhet. Për më tepër, qeveria apo autoritetet nuk kanë dëshirë të lidhen me laboratorë të specializuar. Kjo na çon sërish te ajo që diskutuam në fillim: zbërthimi i strukturës nuk ndodh me një të rënë të gishtave. Absolutisht jo. Qeveria jep pak fonde, ministria nuk zhvillon strategji, institucionet janë të pafuqishme.

Për shembull, në një rast konkret: a është normale të ndërrosh tre drejtorë të AKU-së brenda dy muajve, në shkurt dhe mars? Tre drejtorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ministri propozon, kryeministri miraton. Pastaj kryeministri ndërron mendje dhe çon dikë tjetër si deputet. Ministri propozon një tjetër, kryeministri e miraton, por më pas prapë e ndërron mendjen. Kjo është një listë që tregon mungesë serioziteti.

Pra, e thënë ndryshe, që këtu duket mungesa e seriozitetit të institucionit. Tani, çfarë pret nga inspektorët apo nëpunësit e këtyre institucioneve, kur ata shohin që vetë titullari nuk e merr me seriozitet punën? Përse do të ekspozohen ata dhe të rrezikojnë vendin e punës apo edhe jetën e tyre?

Ervin Resuli gjithashtu ka dhënë edhe shembuj nga vendet fshinje, duke i krahasuar ato me Shqipërinë.

Ervin Resuli: Unë e thashë pak më parë, merr një shembull që i përshtatet Shqipërisë në Europë. Mos merr Gjermaninë, mos merr Francën. Ke shtete të vogla si Shqipëria me 3 milionë banorë që kanë standarde shumë të mira siç është rasti i Kroacisë. Merre, implementoje.

Valmora Gogo: Çfarë bën mirë Kroacia?

Ervin Resuli: Po të paktën sigurinë ushqimore ka nivelet më të larta se ne.

Ai u ndal gjithashtu edhe tek këshillat për konsumatorët.

Ervin Resuli: Konsumatorët duhet të kenë një lloj besimi për të paguar një kuotë natyrisht vjetore qoftë edhe 1.000 Lekë të vjetra në vit. Numri i konsiderueshëm qytetarësh duhet të kontribuojnë që kjo shoqatë të jetë një lloj garanti. Pra s’e ka konceptin ligjor, ta vëjë para përgjegjësisë institucionit dhe të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve. Kam përshtypjen që ne më shpesh bëjmë abonimin e “Netflix”-it sesa abonimin në një shoqatë si konsumator. Pra ne vetë si qytetarë nuk arrijmë dot ta perceptojmë edhe t’i mobilizojmë apo t’i vëmë në shërbimin tonë disa institucione qoftë edhe jo qeveritare në shërbimin tonë.

Nëse ti del jashtë Shqipërisë, organizatat më të fuqishme në Europë sot janë organizatat e mbrojtjes së konsumatorit dhe organizatat e shëndetit të kafshëve dhe aman janë organizata të cilat financohen dhe kanë burime.

Valmora Gogo: Kam përshtypjen që ne si shqiptarë duhet të fillojmë edhe të ndryshojmë pak mentalitetin siç ju e thatë sa mirë e shikojmë atë etiketën e veshjeve apo e shikojmë nëse këto janë rroba firmato apo jo. Po harrojmë ndonjëherë të mendojmë se çfarë fusim në gojë, çfarë hamë ne, çfarë pimë, çfarë janë këto produktet që pastaj na çojnë në dyert e spitaleve apo në një shëndet jo shumë të mirë.

Ndiqni podkastin e plotë në linkun në “Youtube” më poshtë:

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11