Denoncimi i Partisë së Lirisë dy ditë më parë hapi një kapitull të ri në hulumtimin publik të skemës së inceneratorëve.

Indicia dhe dokumentet e publikuara nga Partia e Lirisë se kompania e inceneratorëve ka përfituar mbi 310 mijë euro grant nga fondet e IPARD-it që lëvrohen nëpërmjet AZHBR-së, nxiti më pas medien të shkruante mbi rastin.

E vetmja e dhënë që nuk është publikuar deri më tani është emri i personit që Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, asokohe në krye të AZHBR-së, ka shpërblyer me 310 mijë euro.

Ai quhet Elton Bualli.

Elton Bualli në intervistë

Z.Bualli ka përfituar nga paratë e taksapaguesve të Bashkimit Europian dhe taksapaguesve shqiptarë për ndërtimin e një sere prodhimi për fruta e perime.

Kush është Elton Bualli

Në profilet e tij të rrjeteve sociale z.Bualli nuk e ka fshehur aspak lidhjen e tij me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, duke e shprehur hapur pozicionin e tij si drejtor në të.

Por më tej edhe ka avancuar në këtë arritje të karrierës, ndërsa në vitin 2020 promovonte me zë e figurë inceneratorin e Sharrës.

Në një kronikë në “Top Channel”, drejtori Bualli tregonte se çfarë standardesh të larta do të arriheshin me inceneratorin e Sharrës.

VIDEO minuta 08:50-11:10, ku flet drejtori Bualli
Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11