Tirana, kryeqyteti që kërkon integrimin në BE i ofroi Presidentes së Komisionit Europian dy pamje, nga njëra anë ceremonia shtetërore dhe pritja nga kryeministri Edi Rama dhe nga ana tjetër protesta e qytetarëve që kërkojnë prej muajsh dorëheqjen e tij. Kryeministria kishte shtruar tapetin e kuq, dy ministra të kabinetit ishin vënë në rresht për të pritur presidenten e KE-së, ndërsa orkestra ceremoniale u përpoq të kumbonte fort që zhurma e protestës të mos depërtonte muret e godinës së ekzekutivit.

Konferenca nisi punimet fillimisht larg objektivit të kamerave, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” policia përplasej me protestuesit për t’u zhvendosur, duke iu druajtur kapërcimit të gardhit metalik prej tyre. Megjithatë, kjo nuk i zbrapsi protestuesit, të cilët thërrisnin në kor: Arrestoni Ramën.

Pak minuta më pas nisi edhe konferenca për mediat, ku fjalën hapëse e mbajti Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen Presidentes së Komisionit Europian, Ursula VonDer Leyen, ndërsa çështja e parë për të cilën e bëri me dije ishte projekti i Zvërnecit. Rama tha se aktualisht ndodhen në fazën që presin studimin e thelluar mjedisor.

“E kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, po e quaj, për të mos i vënë asnjë fjalë tjetër, kur tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor. Në ditët e ardhshme, nuk e di ekzaktësisht nëse nesër apo pasnesër, por do të ndezim Pasqyrën me, pikërisht, transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe të të gjithë procesit për sa i takon gjithçkaje që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, pikërisht projektin e shumëdiskutuar.”

Kryeministri Rama u ndal edhe te përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Ramës dikur në Shqipëri korrupsioni ishte sistemi, ndërsa sot sistemi po lufton korrupsionin. 

“Në mbyllje dua të shtoj po ashtu se kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është një pikë e palëvizshme e agjendës sonë dhe e agjendës së BE në tërësi, po për vendet kandidate në veçanti dhe kemi bashkërisht, konstatuar me kënaqësi faktin që tanimë është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin.”

Në fjalën e saj, presidentja e KE-së, Ursula VonDer Leyen tha se Shqipërisë i nevojiten reforma të mëtejshme për të mbyllur kapitujt që janë hapur.

“Nevojiten reforma të mëtejshne në të gjithë kapitujt e hapur, si drejtësia, zgjedhjet, mbrojtja e mjedisit. Ju keni natyrë mbreslënëse. Kërkohet një dialog i fortë dhe i vijueshëm për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë. Do të përgatisim udhërrëfyes që angazhimet e ndërmarra të zbatohen.”

Teksa u ndal te skandali i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Rama foli për një sistem që vetëpastrohet, falë ndarjes së pushteteve. Megjithatë, kryeministrit nuk i pëlqeu pyetja nga një gazetare për përgjegjësinë poltike, për emërimet që ka bërë, duke iu referuar rasteve të shumta, ku zyrtarë të lartë të shtetit akuzohen për korrupsion apo shpërdorim detyre.

“Sa i takon informacioneve sensitive, i duhen lënë gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve që bëjnë çorap opinionim publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar sigurinë kombëtare apo partnerët. Prokurorët të bëjnë të patrazuar punën e tyre, gjykata të bëjë e pandikuar punën e vet. Përgjegjësia ime politike është vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të zhvillohrt gjithmonë e më shumë si një mision i sistemit.”

Për luftën kundër korrupsionit, VonDer Leyen tha se qëndron në thelb të gjithë punës së tyre.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në zemër të gjithë punës sonë. Dhe kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor”.

VonDer Leyen solli me vete planin e ri të KE-së për zgjerimin, i cili do të prezantohet javën e ardhshme, bashkë me një udhërrëfyes për vendet që kanë avancuar më shumë, mes tyre Shqipëria. Plani që po përgatit Brukseli parashikon kufizimin e përkohshëm të së drejtës së vetos për vendet e reja. 

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14