Nga Flavio Qarri

12 gusht, zjarret në Gramsh. Në Skënderbegas fshati goditet rëndë. Fatkeqësisht kemi viktimë. Bato Zhupani 82 vjeç. U gjet me biçak në dorë. Në çastet e fundit po tentonte të zhbllokonte një tub uji për të luftuar zjarrin.

Pak orë më vonë Rama dhe Vengu bëjnë një deklaratë të fortë: Viktima ishte njëkohësisht edhe piromani!

Nuk munguan as komentet e tipit “mirë iu bë”, (ndoshta ai ishte një nga qëllimet së bashku me fajësimin dhe mbylljen aty e ashtu të çështjes.

Sot ftova dy persona në emision. Shefi i Zjarrëfikëses në Gramsh (i dekoruar së fundmi nga Kryeministri) i cili tha: Kishim 5 vatra njëkohësisht!

I dyti ishte djali i viktimës i cili tha: Babai ishte në kullotë me bagëtitë, e telefonuan se kishte rënë zjarr në fshat dhe shkoi të shpëtonte gruan dhe mbesën e mitur, u dogj i gjallë dhe u la trupi të digjej për 12 orë nga shteti.

Pyetje:

Pse gënjeu Rama dhe Vengu?

Pse u futën në qeli një grua plakë 75 vjeç dhe një vajzë 13 vjeç ndërkohë që sapo u ishte djegur i gjallë familjari i tyre?

Pse u la trupi të shkrumbohej edhe pse ishte në mes të fshatit?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10