Popullariteti në rritje i TikTok-ut në të gjithë botën ka bërë që bashkëthemeluesi i tij Zhang Yiming, të bëhet personi më i pasur i Kinës, me një pasuri prej gati 50 miliardë dollarësh. Konkretisht, Instituti i Kërkimeve Hurun, ka vlerësuar se Zhang Yiming tani ka një pasuri prej 49.3 miliardë dollarësh, që është plot 43% më shumë se sa pasuria e tij në vitin e kaluar. 41-vjeçari u largua nga roli i tij në krye të kompanisë mëmë të rrjetit social të quajtur ByteDance në vitin 2021, por ende zotëron rreth 20% të firmës.

TikTok-u është bërë tashmë një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, pavarësisht shqetësimeve të mëdha që kanë disa vende për lidhjet e tij me shtetin kinez, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa të dyja kompanitë (TikTok dhe kompania mëmë ByteDance) këmbëngulin se janë të pavarura nga qeveria kineze, SHBA synon të ndalojë TikTok-un në janar të vitit 2025, nëse ByteDance nuk e shet atë.

Pavarësisht se u përball me atë presion intensiv në SHBA, fitimi global i ByteDance u rrit me 60% vitin e kaluar, duke rritur pasurinë personale të Zhang Yiming. “Zhang Yiming është personi i 18-të që bëhet numri një në Kinë në vetëm 26 vjet.”– tha kreu i Hurun Rupert Hoogewerf. Për krahasim, “Shtetet e Bashkuara, kanë vetëm 4 persona numër një: Bill Gates, Warren Buffett, Jeff Bezos dhe Elon Musk.” Kjo është dhe një lloj treguesi i dinamizmit në ekonominë kineze. Zhang nuk është i vetmi përfaqësues i sektorit të madh teknologjik në listën e më të pasurive të Kinës. Pony Ma, shefi i konglomeratit të teknologjisë, Tencent, është i treti në listë me një pasuri personale të vlerësuar në 44.4 miliardë paund. Por pasuria e tyre nuk shpjegohet vetëm nga sukseset e kompanive të tyre. Në fakt, vetëm afërsisht 30% e njerëzve në listë kishin një rritje në vlerën e tyre neto – pjesa tjetër pa një rënie.

“Lista e të pasurve të Kinës e ‘Hurun’ është tkurrur për një vit të tretë të paprecedentë, pasi ekonomia dhe tregjet e aksioneve të Kinës kishin një vit të vështirë.”- tha kreu i Hurun Rupert Hoogeëerf, citon BBC. Ai shton se numri i njerëzve në listë u ul me 12% vitin e kaluar në pak më pak se 1100 individë dhe 25% nga pika më e lartë e vitit 2021.

Hoogewerf tha se të dhënat treguan se kishte qenë një vit i mirë për prodhuesit e smartfonëve si Xiaomi, ndërsa tregu i energjisë së gjelbër kishte ngecur. “Prodhuesit e paneleve diellore, baterive litium dhe EV kanë pasur një vit sfidues, pasi konkurrenca u intensifikua, duke çuar në një tepricë dhe kërcënimi i tarifave shtoi pasiguritë.”- tha ai. Prodhuesit e paneleve diellore patën një rënie të pasurisë së tyre deri në 80% nga kulmi i vitit 2021.

Si u bë Zhang Yiming një nga njerëzit më të pasur në planet?

Zhang u rrit në Longyan, një qytet në provincën jugperëndimore Fujian, i cili njihet për kulturën Hakka. Ky qytet i panjohur ka nxjerrë dy sipërmarrës kryesorë të teknologjisë: Zhang dhe Wang Xing, ky i fundit është themelues dhe CEO i gjigantit të dërgesave Meituan.

Media kineze “South China Morning Post” shkruan se Zhang studioi inxhinieri softuerike në fillim të viteve 2000 në Universitetin Nankai në Tianjin. Ai shpesh i ndihmonte shokët e shkollës për të rregulluar kompjuterët e tyre dhe sikurse ka treguar vetë, kështu u takua dhe me gruan e tij, gjatë një mbledhjeje studentësh në vitin 2015.

Që para se të fillonte kompaninë e tij, shpirti sipërmarrës i Zhang Yiming ishte i dukshëm për shkak të kompanive me të cilat zgjidhte të punonte pasi përfundoi studimet në vitin 2005. Ato ishin të gjitha startup. Startapi i parë që ai krijoi vetë ishte 99fang.com në vitin 2009, dhe më vonë (në vitin 2011) punësoi një CEO për të drejtuar gjërat në 99fang.com – pasi donte të fokusohej në ndërtimin e një sipërmarrjeje tjetër, ByteDance. E vetmja kompani e madhe për të cilën ai punoi ishte Microsoft, ku qëndroi vetëm gjysmë viti. Ai tha në vitin 2014 se puna atje ishte e lehtë por joefikase.

Zhang, i cili ka një obsesion me qarkullimin e informacionit, erdhi me idenë e krijimit të një aplikacioni që mund të shpërndajë informacion bazuar në interesat personale rreth fundit të vitit 2011, i cili më vonë u bë grumbulluesi i lajmeve Jinri Toutiao. I njëjti koncept i përmbajtjes së personalizuar të drejtuar nga Inteligjenca Artificiale ndihmoi në krijimin dhe rritjen e aplikacioneve me video të shkurtra: TikTok dhe Douyin. Në vitin 2012, biznesi i tij i rrjedhës së informacionit filloi në një apartament me 4 dhoma gjumi në rrugën Zhichun në Pekinin verior, të marrë me qira për 20 mijë juanë në muaj (paraja kineze). Dhjetra zyra të ByteDance janë ende të shpërndara nëpër zonë sot.

Duke paguar shitësit e tregut gri për të instaluar paraprakisht aplikacionet e kompanisë, një praktikë e zakonshme në atë kohë, ByteDance ishte në gjendje jo vetëm të merrte më shumë përdorues, por edhe të ushqente më shumë të dhëna në algoritmin e tyre të rekomandimit. Duke përdorur këtë metodë, ata ishin në gjendje të fitonin dhjetëra miliona përdorues, por baza e tyre kryesore e përdoruesve ishte kryesisht njerëz me telefona të lirë Android, duke shtrembëruar përmbajtjen që rekomandonin aplikacionet.

Atij nuk i pëlqen ta thërrasin “shef”

Kompania është e njohur për strukturën e saj relativisht të sheshtë korporative. “Unë nuk quhem shef në kompani, dhe as drejtuesit e tjerë sepse mbrojmë frymën e barazisë dhe sinqeritetit. Ideja e klasave do të kufizojë inovacionin.”– tha Zhang në një emision televiziv kinez. Anëtarët e stafit të “ByteDance” gjithashtu e thërrasin njëri-tjetrin në emër ose thjesht “shok shkolle” – një titull i njohur në mesin e punonjësve të teknologjisë në Kinë. Racional, pragmatik dhe i sinqertë ishin termat kryesorë të përdorur për të përshkruar Zhangun, kur South China Morning Post foli me punonjësit aktualë dhe ish-punonjës të kompanisë së tij.

“Për mua, ai nuk është një shef, por një inxhinier i zakonshëm. Ai është mjaft i lezetshëm. Ai ndonjëherë belbëzon, por tani është më mirë. Ai është i këndshëm, i afrueshëm dhe i sinqertë.”- tha një nga punonjësit. Fjalë të tjera të përdorura nga punonjësit për të përshkruar Zhangun ishin: energjik dhe ambicioz. Ndonëse nuk e thërrasin shef, ata as nuk e quajnë kompaninë e tyre “një familje e madhe”, siç ndodh shpesh nëpër kompani të mëdha. Brenda vendit, gjigantët e teknologjisë janë përballur me rregullore më të rrepta antitrust pasi Pekini e emëroi sektorin si fokusin e tij kryesor këtë vit për shkak të rritjes së shpejtë në ekonominë dixhitale. Kompanitë si Alibaba dhe Tencent Holdings, Baidu dhe Didi Chuxing janë gjobitur për bashkime dhe blerje të paraportuara.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10