Ditën e hënë shumë qytetarë, aktivistë e gazetarë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me skandalin tek Onkologjiku me mjekët e QSUNT-së dhe mungesën e medikamenteve.

Mirëpo protesta para Ministrisë së Shëndetësisë duket se nuk gjeti shumë mbulim nga televizionet në Tiranë.

Në televizionet të cilat raportojnë edhe përurimet më të zakonshme të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erion Veliaj apo politikanëve të tjerë të maxhorancës, nuk gjeti hapësirë kjo protestë e cila përbën lajm për faktin se mjekë dhe punonjës të onkologjiku janë duke u hetuar dhe ndërkohë çështja e korrupsionit në shëndetësi nuk është aq e thjeshtë në sytë e opinionit ku dyshohet se ka edhe vendimmarrje të tjera problematike si blerja e pajisjes së kobaltit, mënyra si trafikohen ilaçet, mungesa e kujdesit për pacientët etj. Por kjo protestë u censurua nga pjesa më e madhe e televizioneve duke u raportuar shumë pak vetëm kur filloi nga “News 24”, “Ora News” dhe “Syri TV”.

Nuk dihet nëse kjo ndodhi për faktin e forcës së protestës apo prej faktit se protesta u realizua pas propagandës së kryeministrit Rama, i cili ditën e hënë kishte një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Policët të kamufluar rrethojnë të rinjtë – Si i prangosën në mes të Tiranës pas aktivitetit të Ramës Video credits: Osman Stafa

Posted by Gogo.al on Monday, July 1, 2024

Çfarë ndodhi në protestë

Protestuesit të hënën mbanin në duar pankarta mbin të cilat shkruhej “Ç’u bë me betimin e Hipokratit?” apo “Ministria e Vdekjes”, referuar Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu kishte edhe pankarta ironizuese ndaj mjekes Alketa Pere e cila iu ankua gazetarëve javën e kaluar se nuk e kishin nxjerrë bukur në foto, por ia kishin shtrembëruar.

Protestuesit kërkuan dhe dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

 “Kërkojmë dorëheqjen e ministres Koçiu, dorëheqje edhe të zinxhirit drejtues të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale dhe lënia e pacientëve pa mjekim. T’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për mjekët dhe infermierët që nuk ofrojnë shërbime për të sëmurët.”- ishin disa prej kërkesave të protestuesve.

Në protestë ishte i pranishëm dhe gazetari Osman Stafa, i cili tha se qytetarët po përcillen nëpër shtëpitë e tyre pa ilaçe sepse nuk ka medikamente.

“Përcillen njerëzit nëpër shtëpi sepse nuk ka ilaçe, medikamente. Është turp kjo që po ndodh, nuk ka ilaçe dhe medikamente, dhe Kryeministri del e etiketon qytetarët, gazetarët dhe shoqërinë civile.

Përpara disa muajsh protestuam se nuk kishte medikamente për një 6 vjeçar që vuante nga leucemia. Nuk u interesua njeri. Nuk interesohet njeri. E kanë vetëm propagandë.

Aktualisht që ne flasim, se po bëhet një maskarallëk i madh me propagandën, me fuqinë që ka ky kryeministër në Shqipëri. Është trishtim që sot qytetarët do duhet të urojmë që po ti zërë një sëmundje e rëndë, të luten që të mjekohen me ilaçe të rimbursueshme, pasi në të kundërt s’ka ilaçe.”- tha Stafa.

Kjo nuk është protesta e parë, por e dyta që zhvillohet brenda pak ditësh nga momenti kur shpërtheu skandali te Onkologjiku.

Disa të shoqëruar nga protesta e të rinjve

Paraditen e djeshme disa të rinj u përballën me kryeministrin Edi Rama kur ai mbajti takimin me mjekët dhe i kanë kërkuar llogari për skandalin e shëndetësisë.

Të rinjtë mbanin disa pankarta në duar dhe një boks ku dëgjohej Rama duke folur për shëndetësinë falas. Kjo ishte një miniprotestë që u mbajt para protestës që nisi në orën 19:00.

Një prej të rinjve iu drejtua Ramës me fjalët: “O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja”.

Por ai u ndalua nga rojet e sigurisë dhe u shoqërua në Komisariatin nr.4. Po ashtu edhe disa të tjerë të rinj që protestan me të.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7