Pas plot 134 ditësh proteste paqësore kombinuar me marshime, fjalime, simbolikë të fortë në ruajtjen e Zvërnecit dhe trojeve tona, në Tiranë dhe Shqipëri plasi revolta. Askush nuk e priste në fakt që një protestë e lajmëruar studentore më datë 13 tetor do të krijonte njësituatë të vështirë për vendin por mbi të gjitha që do të trondiste qetësinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në 134 ditë, Rama qytetarët e vendit të tij i kishte përqeshur, neglizhuar, vënë në lojë, kishte tentuar t’i përçante, t’i fuste në kurthet e tij por asnjëherë nuk ishte ulur seriozisht me ta për të dialoguar. Dialog, që në ditën e tetë të revoltës së Gjeneratës së Re, është detyruar ta kërkojë edhe me shfaqjet teatrale, tipike për të, të vënies së karrigeve para kryeministrisë.

Po si ndodhi që një protestë paqësore disamujore mori përmasat e shfaqjes së një dhune kaq agressive nga policia kundrejt të rinjve deri te të miturit?

Mund të themi pa drojë se në Shqipëri, në 2026-ën, askush, asnjë përfaqësues institucionesh nuk pipëtin pa lejën e Edi Ramës. Parlamenti është inekzistent. Presidenca është inekzistente. Avokati i Popullit është inekzistent. Policia e Shtetit dhunon. Partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike është inekzistente. Disa prej ambasadave në Shqipëri i krehin egon kryeministrit Rama kurse mediat tradicionale, që kanë formësuar prej 36 vjetësh opinionin publik vazhdojnë dhe i shërbejnë qëllimeve të tij.

A janë këto tregues se Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet?! A rrezikon Shqipëria të kthehet në një Kore të Veriut? A mund të kthehet Rama në një nga diktatorët më të ashpër që ka njohur historia shqiptare nëse ia hedh paq edhe kësaj radhe?!

Ndiqni dokumentimin e ngjarjeve në kanalin e YouTubit Gogo.al :

.

.

.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18