Pamje nga Bujanoci, njëra nga komunat e Luginës së Preshevës që banohet kryesisht nga shqiptarë. Fotografi: Jelena Djukic Pejic/DW

Gazetarja Anila Shuka ka zbuluar përmes një artikulli për “Deutsche Welle” se si po ndodh fenomeni i çregjistrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi.

Sipas këtij artikulli, pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion. Autoritetet serbe po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë dhe më e keqja është se mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi.

Gazetarja sjell si sjell si shembull rastin e Safet Demirit, i cili në gusht të vitit 2019 iu drejtua institucioneve përkatëse të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, por përgjigja që mori ishte: “Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.”

Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka një kompani ndërtimi. Që nga viti 2019, atij i mohohet e drejta e një adrese në Medvegjë. “Si mund të kujdesem për bizneset e mia, pa adresë?”- i tha Demiri nëpunësit. Si përgjigje ai mori një ngritje supesh.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur pasivizimin e adresave “spastrim etnik me metoda administrative”. Në Luginën e Preshevës, ku përfshihen komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, jetojnë afro 60,000 shqiptarë. Megjithëse ata aty përbëjnë shumicën e popullsisë dhe Serbia i ka nënshkruar konventat e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare, shqiptarët margjinalizohen sistematikisht, thotë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Për më shumë lexo artikullin original të Deutsche Welle

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10