Protestat e fuqishme në Bullgari sollën dorëheqjen e kreut të qeverisë, Rosen Zhelyazkov. Turmat mbushën rrugët e Sofjes e qyteteve të tjera me thirrje kundër qeverisë me akuzat për korrupsion si edhe kërkuan të mos votohej projektligji për buxhetin 2026, për uljen e taksave dhe kontributeve shoqërore. Në krye të protestave ishte gen z, si brezi që tronditi thellë korrupsionin i cili ka kapur të gjitha sistemet në vend. Me parrulla ku shkruhej “Gen Z po vjen”, apo “Bullgaria pa mafie”, “Ju keni zemëruar gjeneratën e gabuar”, nisën ndryshime të fuqishme deri në largimin e kryeministrit pak orë para se kuvendi të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Të rinjtë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj elitave drejtuese si të paafta për të marrë përgjegjësi dhe për të bërë reforma reale. Revolta erdhi në rritje duke u përshkallëzua në akte vandaliste dhe përplasje në zyrat e partive në koalicionin qeverisës, duke çuar në arrestimin e të paktën 71 personave, siç shkruan “Dailysabah”. Zhelyazkov pas dorëheqjes së qeverisë tha se vendimet e Asamblesë Kombëtare kanë kuptim vetëm kur ato pasqyrojnë vullnetin e popullit. “Ne duam të jemi aty ku shoqëria pret që të jemi.”-u shpreh ai.

“Reuters” raporton se në sheshe janë filmuar me dron të paktën 100.000 pjesëmarrës, mes tyre studentë të universitetit të Sofjes e bashkëmoshatarë që qëllim kryesor kishin largimin e politikanit dhe oligarkut bullgar Delyan Peevski. Ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. “Partia e tij MRF New Beginning mbështet qeverinë. “Peevski është akuzuar nga kundërshtarët se ka ndikuar në formësimin e politikave qeveritare në përputhje me interesat oligarkike.”-citon “APnews” disa protestues. Sipas mediave të huaja, dorëheqja e qeverisë i kalon për votim kuvendit dhe presidenti Rumen Radev do kërkojë formimin e një qeverie të re, në të kundërt me një qeveri teknike shkohet në zgjedhje të reja.

Presioni i të rinjve i pahasur kaq dukshëm vitet e fundit si qasje ndaj zhvillimeve politike bëri që të tërhiqej projektbuxheti deri në rrëzimin e qeverisë. “Tvpworld” shkruan se Bullgarisë i janë dashur 7 palë zgjedhje, në katër vite për shkak të trazirave dhe krizave ekonomike, ndërsa agjencia bullgare e lajmeve “BTA” thotë se Boyko Borissov, ish-kryeministër dhe lider i partisë në pushtet GERB, kishte siguruar më parë se koalicioni nuk do jepte dorëheqjen para se vendi të futej në Eurozonë më 1 janar 2026. “Assen Vassilev nga partia opozitare reformiste “Ne Vazhdon Ndryshimi”, e cila ishte ndër organizatorët e protestës së fundit tha: “Ne do të hyjmë në eurozonë, edhe nëse qeveria ka dhënë dorëheqjen.”-sqaron “BTA”.

Gazeta franceze “Le Monde” e ka konsideruar Bullgarinë si një nga vendet me renditjen më të ulët ndër anëtarët e “Transparency International” në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Bullgaria iu bashkua BE-së në vitin 2007, ndërsa pritet që më janar të kalojë zyrtarisht nga monedha kombëtare, leva, në euro si anëtarja më e re, e 21-ta në Eurozonës, e kjo ka sjellë trazira të nxitura e të ushqyera nga të rinjtë për shkak të luhajtjeve nga vlerat në bursa të buxhetit qeveritar i cili rëndon direkt xhepin e masave.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10