
Gazeta britanike “Financial Times” i ka dedikuar një artikull ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Serbi, të bombarduar gjatë bombardimeve të NATO-s, 25 vjet më parë.
Ndërtesa që dikur strehonte Ministrinë e Mbrojtjes së Jugosllavisë ndodhet në një kryqëzim të frekuentuar në qendër të Beogradit dhe gjatë këtyre viteve është parë si një shembull kryesor i arkitekturës moderniste jugosllave të pasluftës.
Siç shkruan Gazeta, ky kryqëzim është lënë qëllimisht ashtu siç ishte pasi bombat e NATO-s e shkatërruan atë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Por Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë vendin e ndërtesës së bombarduar.
“Megjithatë, tani kjo faltore e nacionalizmit serb do shembet dhe do rizhvillohet në një kompleks hotelesh dhe apartamentesh me shkëlqim.”– shkruan gazeta.
Për shkak se investitor do të jetë pikërisht Kushner, Financial Times beson se marrëveshja është një rast studimor se si një shtet i vogël i paangazhuar mund të përgatitet për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai pasqyron gjithashtu një fokus të shtuar perëndimor ndaj Serbisë, në një kohë kur largimi i saj nga miku i saj historik, Rusia, është bërë prioritet.
Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë që nga viti 2017, këmbëngul se marrëveshja është një sipërmarrje tërësisht biznesi dhe e hedh poshtë idenë e një çmimi “pro quo”.
Për më shumë lexo artikullin origjinal në Financial Times, ose përshtatjen në shqip në Hashtag.al


