
Me iniciativën e tyre banorët e një pallati te “Don Bosco” në Tiranë kanë zgjidhur problemin e mungesës së ashensorit. Nga nevoja që persona të ndryshëm të mos mbyllen brenda në pamundësi për të lëvizur, ata ia dolën të vinin ashensorin. U dukej e pamundur në fillim, por administratorja vullnetare sqaron procedurën që ka ndjekur.


