Të sigurosh klikime duke sajuar vdekjen e një personi; ky është nja nga rastet më të rënda në mediat shqiptare. Një shembull tipik është njoftimi i pavertetë i ndarjes nga jeta të personazheve publike. Në këtë rast mashtrimi sikur Enkel Demi ka ndërruar jetë. Fotoja e tij ishte e kompletuar vizualisht me elemente të standardeve të lajmeve mortore. Bien në sy shiriti i zisë, tituj emocionale, detaje që e bënin të dukej i besueshëm. E gjithë kjo nxit reagime emocionale si tronditje, frikë, empati. Titulli: “Vdes gazetari i njohur Enkel Demi” dhe mënyra si është ndërtuar, jep reagim të menjëhershëm duke mos lënë mundësi për një verifikim të situatës. Njoftimet për vdekje konsiderohen si tema që bllokojnë mendimin kritik.

“Ky lloj lajmi është më i dëmshmi pasi cënon dinjitetin e personit të gjallë, prek familjarët dhe miqtë, krijon panik e konfuzion në komunitete dhe njëkohësisht e ushqen klimën e mosbesimit publik, duke e bërë audiencën më cinike dhe më të pasigurt për çdo informacion tjetër”, shkruhet në studimin e viti 2025 të autoreve Valmora Gogo dhe Jona Kaso me titull: “Dezinformimi në hapësirën digjitale shqiptare – Një analizë e përditësuar e sfidave dhe e zgjidhjeve”.

Në bazë të metodës cilësore të përdorur në këtë studim, një nga të intervistuarit, gazetari Isa Myzyraj e sheh dezinformimin jo si dukuri teknologjike, por si instrument që përdoret në forma të planifikuara. Ai thotë se: “Nuk është një devijim i rastësishëm; ai është një produkt i ekosistemit ku vëmendja monetizohet, ku autorësia dhe përgjegjësia fshihen dhe ku publiku shtyhet të reagojë shpejt. Dezinformimi shfaqet “në forma të ndryshme dhe qëllime të ndryshme”

Ekspert i Sigurisë Kibernetike, Besmir Semanaj analizon dy aspekte; profilet e rreme që përforcojnë lajmin dhe riciklimi zinxhir dhe kjo sipas tij e bën të vështirë gjetjen e origjjinës. Gazetari Emirjon Senja, sqaron se kjo sjell dy pasoja. E para për Senjën është ajo që ngarkon emocionalisht publikun dhe e dyta të “punojë” për ta korrigjuar, edhe pse shpesh me vonesë, kur tashmë dezinformimi e ka dhënë efektin. Për publicistin Koloreto Cukali dezinformimi lidhet me mungesën e etikës profesionale. “Dezinformimi shpesh ka “prapavijë të errët dhe objektiv të qartë”, shprehet Cukali.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10