Nga Enriketa Papa

Në arkivin shtetëror të Romës, ndodhet një dokument, me një fotografi që bëhet sebep për të kontrolluar një më një të gjithë studentët shqiptarë me studime në Itali, se mos ishin “spiunë” o “bashkëpunëtorë” të Austrisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916 Komandanti i Korpusit të Ushtrisë Italiane në Shqipëri, Gjenerali Piancentini informonte Romën se një i ri shqiptar, Tefik Shaska, student në Itali i kishte dërguar të atit të tij në Vlorë, Duro Shaskës, që konsiderohej italofil, një fotografi, ku në të ndodhej dhe një amerikan. Piacentini informon se ky mund të ishte amerikani C. T. Erickson (Charles Telford Ericson) që dyshohej nga Zyra Politike për faktin, se ka qenë edhe më parë në Shqipëri dhe së fundmi në pranverën e vitit 1915 me misione pak të paqarta: gazetari, çështje tregtare, politike. Ai asokohe frekuentonte në Vlorë persona të njohur, si josimpatizues të italianëve, dhe veçanërisht kishte hyrë në kontakt me një numër të madh refugjatesh epiriotë që atëherë ishin strehuar pranë Vlorës.

Piacentini i kërkon Ministrisë së Brendshme në Romë që do te ishte e udhës që autoritetet politike të njoftoheshin për sa më sipër, si për të sqaruar marrëdhëniet e studentëve me amerikanin e përmendur, ashtu edhe për mbikëqyrjen e nevojshme mbi sjelljen politike të të huajve. Ky njoftim mjaftoi që Ministria e Brendshme e Italisë të niste një hetim të hollësishëm mbi studentët shqiptarë anembanë Italisë për të hetuar lidhjet e tyre me Austrinë, rivali i Italisë në Ballkan dhe Shqipëri gjatë luftës. Në fakt tek lexon emrat e studentëve shqiptarë bien në sy, në shumicën dërrmuese njerëz që përbënin elitën politike dhe intelektuale të viteve pas pavarësisë deri më 1945-ën.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11