Kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar projektin e mbështetur nga kompania amerikane “CWP” për ngritjen e parkut eolik në Tropojë. Në nisje të takimit ra në sy prania e zv.kryeministres Belinda Balluku e cila u vendos në mes të Ramës dhe të Ngarkuarës me punë Nancy VanHorn. Me gjithë këtë sforco për të na bindur se çdo gjë shkon normalisht me SHBA-të, nuk u parë edhe distancimi i Nancy VanHornit e cila nuk ia dha dorën Ballukut kur u fut në sallë. Qëndrimi i saj lexohet lehtësisht, teksa qëndronte ulur, e anuar nga e kundërta e Ballukut, këmbë përmbi këmbë, duke i kthyer lehtë kurrizin, e ftohtë dhe indiferente për praninë e zv.kryeministres, diplomatja amerike ndjek fjalimet. Ndryshe është pozicionuar Balluku e cila rri krah saj për t’u kuptuar në një farë mënyre se ka mbështetjen e SHBA-ve, kur SPAK ka kërkuar arrestimin e saj më akuzën për “Shkelje të barazisë në tendera” dhe përfitime qindra milione euorshe.

Kreu i qeverisë Rama, ka luajtur me numrin e kartonave për ta mbajtur Ballukun në qeveri dhe rikthimin e saj në detyrë pas pezullimit nga GJKO-ja, thumboi akuzat e SPAK-ut për korrupsion dhe sfidoi SHBA-të duke u shprehur se këtë projekt e kishin fituar ata. “Fjala korrupsion është si ato këpucët e modës që po nuk e nxorri njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë. Në këtë sektor kjo fjalë ka marrë përgjigje të vazhdueshme. Këtë dëshmi mund ta japin fare mirë amerikanët që kemi në sektorin privat”,- tha Rama. Balluku ka komentuar edhe pajisjen me certifikatë të linjës së prodhimit të energjisë te parku eolik, nga amerikanët, edhe kjo një tjetër sforco e Ramës për ta manipuluar opinionin.

Por çfarë ndodhi më pas? Sinjali i qartë i amerikanëve për Ramën

E Ngarkuara me punë Nancy VanHorn bëri hapin tjetër duke u takuar kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ku dha edhe mesazhin e qartë se: “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”

Ajo solli edhe një herë fjalën e presidentit amerikan Trump për çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane, si edhe dha mbështetjen e SHBA-ve në institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Papajorgji sapo është emëruar në krye të Gjykatës Kushtetuese, institucion ky që ditë më parë iu bind kërkesës së Ramës për të hequr pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Edhe pse Rama tentoi të fuste “në grackë” përfaqësuesen e amerikanëve për ta shitur si mbështetje për të duke e ulur bash në krye të vendit ngjitur me Ballukun, të cilës i binin edhe disa drita në flokë, sërish amerikanët kanë nxituar për të zhbërë atë që mbase Rama është lodhur shumë për ta trilluar, një mbështetje imagjinare.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5