
Largohet nga jeta një tjetër studiues i njohur, sidomos për kërkimet e tij shkencore mbi figurën e Josif Bagerit. Profesor Ruzhdi Mata u shua në moshën 83 Vjeçare në Tiranë duke lënë kontribute të veçanta në fushën e arsimit e te kultures. Me fuksione që nga drejtor i shkollës në Ostren të Madh, inspektor e shef kulture në Dibër e Mat, kryespecialist në Drejtorinë e Studimeve Pedagogjike në MAK Tiranë, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme si bashkëpuntor i vjetër shkencor.
Librat:” Prindërit dhe fëmijët”, “Shtjefën Gjeçovi-jeta dhe vepra”, ”Josf Bageri”, ”Jashar Erabara”, “Gjecovi-nderi i Kombit” janë një thesar i çmuar i krijimtarisë letrare të Ruzhdi Matës. Së fundmi Prof. Ruzhdi Mata studioji dhe erdhi para lexuesit me veprën reth jetës dhe veprimtarisë letrare dhe atdhetare të Josif Bagerit la një dëshmi të pashlyeshme që i bën nderë Rekës së Epër dhe një kontribut i çmuar për historiografisë kombëtare në lidhje me këtë krahinë. Sipas bashkëpunëtorëve të tij ai do mbetet krenaria e Gollobordës e nderi i Dibrës.



